☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 19 August 2026
S&P 500 7,717 ▲0.33%
DOW 53,477 ▲0.25%
NASDAQ 26,359 ▲0.26%
NAFTA 84.04 ▼0.02%
ARI 4,564 ▲3.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $68,252 ▲ +5.43% ETH $2,096 ▲ +9.4% XRP $1.0673 ▲ +6.43% SOL $82.2300 ▲ +6.39%
S&P 500 7,717 ▲0.33 % DOW 53,477 ▲0.25 % NASDAQ 26,359 ▲0.26 % NAFTA 84.04 ▼0.02 % ARI 4,564 ▲3.25 % S&P 500 7,717 ▲0.33 % DOW 53,477 ▲0.25 % NASDAQ 26,359 ▲0.26 % NAFTA 84.04 ▼0.02 % ARI 4,564 ▲3.25 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
19 Aug 2026
Breaking
Kosova

Feride Rushiti merr 63 vota, seanca për presidentin vazhdon nesër

 Seanca për zgjedhjen e presidentit është ndërprerë dhe do të vazhdojë nesër në orën 10:00.

Në raundin e parë të votimit morën pjesë 64 deputetë. Kandidatja Feride Rushiti siguroi 63 vota, ndërsa një votë rezultoi e pavlefshme. Kandidatja tjetër, Hatixhe Hoxha, nuk arriti të marrë asnjë votë.

Kryesuesja e seancës, Albulena Haxhiu, njoftoi se vazhdimi i seancës do të bëhet nesër në mëngjes, duke u bërë thirrje deputetëve të opozitës që të marrin pjesë.

Sonte deputetët e opozitës munguan në sallë, për çka edhe nuk pati korum.

(21:57) Nis numërimi i votave për dy kandidatet për presidente

Ka mbaruar procesi i votimit të dy kandidateve për presidente, Feride Rushiti e Hatixhe Hoxha. Deputetët kanë nisur me procesin e numërimit të votave.

(21:36) Nis votimi për president, opozita nuk është prezente në sallë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur procesin e votimit për dy kandidatet e nominuara për presidente,  Feride Rushiti e Hatixhe Hoxha.

Në sallë vazhdojnë të jenë 64 deputetë gjithsej, teksa partitë opozitare mungojnë që nga fillimi i seancës.

Seanca e Kuvendit, Rushiti e Hoxha kandidate për presidente

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka thirrur një nga një emrat e deputetëve të cilët po mungojnë në seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.

Ajo ka lexuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe u ka kërkuar grupeve parlamentare që mungojnë në sallë të kthehen dhe të marrin pjesë në punimet e Kuvendit, duke theksuar se deputetët duhet të veprojnë në përputhje me detyrimet e tyre kushtetuese.

“Para fillimit të seancës, i ftoj grupet parlamentare që nuk janë të pranishme të kthehen dhe të jenë në përputhje me obligimet e tyre kushtetuese”, ka deklaruar Haxhiu.

“Komisioni konstaton unanimisht se kandidatet e dominuar për president, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha, i plotësojnë kushtet e parapara me dispozitat e Kushtetutës dhe ligjit, prandaj mund të procedohet me votimin e kandidatëve”, tha nënkryetari i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit, Vigan Qorrolli.

Ka nisur punimet seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje propozoi Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën si kandidate për presidente.

Deri më tani partitë opozitare nuk janë prezentë në sallën e Kuvendit të Kosovës. Kryetarja Albulena Haxhiu u bëri thirrje që të marrin pjesë në seancë.

“Ndërkohë presim që deputetët që nuk janë të pranishëm në këtë seancë të na bashkohen. I ftoj grupet parlamentare që nuk janë të pranishme në këtë seancë që të vijnë. Sipas informacioneve që kemi ata janë në zyrat e tyre andaj i ftojnë të vijnë e të na bashkohen”, ka thënë Haxhiu.

Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci prezantoi figurën e Feride Rushitit, duke thënë se pjesa qendrore e angazhimit të saj profesional ndërlidhet me mbrojtjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë.

Ndërkaq deputeti nga LVV, Luan Aliu gjatë prezantimit të profilit të Hatixhe Hoxhës tha se bazuar në përvojën e saj, lidershipi i saj mund t’i kontribuoj institucioneve të vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.