☁️
Tiranë 28°C · Vranët 19 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.08 ▼1.18%
ARI 4,425 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $81,290 ▲ +3.85% ETH $2,640 ▲ +5.05% XRP $1.4188 ▲ +6.45% SOL $111.7300 ▲ +5.06%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055
19 Sht 2026
Breaking
Kronika

Festivali i Kenges ne RTSH: dalin 12 finalistet

Juria e Fest ’58 ka nxjerrë 12 këngët dhe këngëtarët finalistë të natës së tretë. Ata janë:
Tiri Gjoci me “Me gotën bosh”
Gena me “Shqiponja e lirë”
Albërie Hadërgjonaj me “Ku ta gjej dikë ta dua”
Olta Boka me “Botë për dy”
Robert Berisha me “Ajo nuk është unë”
Elvana Gjata me “Me tana”
Bojken Lako me “Malasen”
Arilena Ara me “Shaj”
Sara Bajraktari me “Ajër”
Kamela Islamaj me “Më ngjyros”
Era Rusi me “Eja merre”
Valon Shehu me “Kutia e Pandorës”.
Prej tyre do të përzgjidhet edhe kënga dhe këngëtari fitues i Fest ’58, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës, i cili për vitin 2020 do të mbahet në Hollandë.

Nata e dytë e Fest ’58, aktiviteti më i rëndësishëm muzikor i fundvitit në Shqipëri, ishte një tjetër rast që RTSH të tregonte përkushtimin e tij për muzikën e lehtë, publikun shqiptar, por edhe më gjerë.
Në skenë u sollën mes emocionesh 10 këngë të reja, Kastro Ziso me “Asaj”, Tiri Gjoci me “Me gotën bosh”, Olta Boka me “Botë për dy”, Era Rusi me “Eja merre”, Wendi Mancaku me “Ende”, Robert Berisha me “Ajo nuk është unë”, Gena me “Shqiponja e lirë”, Eli Fara dhe Stresi me “Bohem”, Arilena Ara me “Shaj” dhe Valon Shehu me “Kutia e Pandorës”.
Sikurse kishin premtuar organizatorët e Fest ’58, regjisorja Vera Grabocka dhe prezantuesja Alketa Vejsiu, sollën në natën e dytë mjaft surpriza. Një prej tyre ishte dhe prania e kompozitorit të madh Agim Krajka, krijuesi i mjaftë këngëve që kanë mbetur në fondin e artë të muzikës së lehtë shqiptare. Krijimi i tij “Kafe Flora”, një këngë disi e anatemuar nga regjimi komunist pas Festivalit të 11-të, u soll mes emocionesh pas 50 vitesh nga këngëtarja e njohur Lindita Theodhori, e cila ndonëse kanë kaluar vite ruante nje freski admiruese në skenë.
Emocione sollën në natën e dytë të festivalit, dy prej ikonave të prezantimit publik, Silvana Braçe dhe Dhimitër Gjoka. Ashtu si dhe një natë më parë me tenorin Myshketa, prezantuesja Alketa Vjesiu solli një version të këngës së njohur “E duam lumturinë” një hit i festivaleve shqiptare.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.