🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 10 August 2026
S&P 500 7,753 ▼0.06%
DOW 53,976 ▼0.11%
NASDAQ 26,605 ▼0.32%
NAFTA 82.30 ▲5.27%
ARI 4,449 ▲1.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
₿ CRYPTO
BTC $64,123 ▼ -1.56% ETH $1,877 ▼ -2.22% XRP $1.0201 ▼ -2.06% SOL $76.4200 ▼ -0.97%
S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 82.30 ▲5.27 % ARI 4,449 ▲1.11 % S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 82.30 ▲5.27 % ARI 4,449 ▲1.11 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
10 Aug 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

FFK nis Akademinë e Portierëve për gjeneratat 2011 dhe 2012





August 2026
M T W T F S S
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31

August 10, 2026

FFK nis Akademinë e Portierëve për gjeneratat 2011 dhe 2012


Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur sot një tjetër projekt të rëndësishëm në kuadër të zhvillimit të futbollit të grupmoshave të reja, me fokus të veçantë në identifikimin dhe zhvillimin e portierëve të talentuar.

Në kuadër të këtij projekti, ka nisur puna në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, i dedikuar portierëve të gjeneratave 2011 dhe 2012, si për djem ashtu edhe për vajza.

Qëllimi i këtij programi është identifikimi i hershëm i talenteve në këtë pozitë dhe krijimi i një procesi të vazhdueshëm të punës me ta, me synim zhvillimin e tyre profesional dhe përgatitjen për të ardhmen e ekipeve zinxhir të Kombëtares së Kosovës.

Faza e parë e programit do t’i kushtohet seleksionimit të portierëve nga të gjitha regjionet e Kosovës. Seleksionimi ka filluar sot dhe do të zhvillohet gjatë katër ditëve, e ku janë të përfshirë rreth 100 portierë e portiere nga 7 regjionet e Kosovës.

Pas përfundimit të procesit të seleksionimit, portierët e përzgjedhur do të vazhdojnë të jenë pjesë e programit të Akademisë, ku do të punohet në mënyrë të strukturuar dhe të vazhdueshme për zhvillimin e tyre.

Programi do të zhvillohet në dy sesione. Sesioni i parë do të zhvillohet nga shtatori deri në nëntor, ndërsa pas pauzës dimërore, puna do të vazhdojë me sesionin e dytë, nga shkurti deri në maj.

Në këtë mënyrë, FFK synon që portierëve të rinj t’u ofrojë një proces të qëndrueshëm zhvillimi, përmes punës së specializuar dhe monitorimit të vazhdueshëm, duke krijuar një bazë sa më të gjerë të talenteve për ekipet e ardhshme kombëtare.

Projekti i Akademisë së Portierëve zhvillohet në kuadër të Departamentit të Edukimit të FFK-së, ndërsa mbikëqyret nga Samir Ujkani, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.

Në realizimin e këtij programi janë të angazhuar trajnerët Valmir Bytyqi, Flamur Neziri, Artan Sadriu dhe Diellza Musa.

Përmes këtij projekti, FFK vazhdon investimin në zhvillimin e gjeneratave të reja dhe në krijimin e një sistemi të qëndrueshëm për identifikimin dhe avancimin e talenteve, me theks të veçantë në pozitën e portierit.

Leave a Reply

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.