Flakët përfshijnë ullishtet në Peqin, digjen mbi 2 hektarë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme përfshiu zonën e Paulesh–Vidhasasgjel, në Njësinë Administrative Pajovë të Peqinit.
Flakët përshkuan një sipërfaqe me ullishte, pyll, ferra dhe bimësi të egër, ndërsa mbi 2 hektarë u përfshinë nga zjarri, kryesisht ullishte dhe barishte.
Për shuarjen e flakëve u angazhuan 22 forca zjarrfikëse, ndërsa në terren ndihmuan edhe forca të Policisë dhe banorë të zonës. Në operacion morën pjesë edhe zjarrfikës nga Elbasani, Cërriku, Belshi dhe Rrogozhina.
Pas ndërhyrjes, zjarri u vu nën kontroll dhe u shmang përhapja e flakëve në sipërfaqe të tjera.
Të dhënat paraprake ngrenë dyshime se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht. Ndërkohë, pritet që verifikimet të përcaktojnë rrethanat dhe shkakun e saktë të rënies së zjarrit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.