Tiranë 34°C · Pjesërisht vranët 28 June 2026
S&P 500 7,354 ▼0.05%
DOW 51,876 ▼0.09%
NASDAQ 25,298 ▼0.24%
NAFTA 69.23 ▼3.74%
ARI 4,096 ▲1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1389 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4125 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.1400 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6159 EUR/USD 1.1389 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4125 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.1400 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6159
₿ CRYPTO
BTC $60,234 ▼ -0.36% ETH $1,576 ▼ -0.5% XRP $1.0518 ▼ -0.49% SOL $71.3200 ▼ -1.18%
S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 % S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 %
EUR/USD 1.1389 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4125 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.1400 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6159 EUR/USD 1.1389 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4125 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.1400 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6159
28 Jun 2026
Breaking
Kronika

Fluks turistësh në Gjirokastër, kapacitetet akomoduese të pamjaftueshme

Në këtë sezon vere Gjirokastra po përballet më një rritje të ndjeshme të fluksit të turistëve ndërkohë që kapacitetet hoteliere janë të pamjaftueshme për akomodimin e tyre. Prej fillimit të vitit Gjirokastra ka mirëpritur rreth 100 mijë turistë por një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk kanë mundësi të akomodohen në qytetin e gurtë. Turistët kryesisht të huaj përgjatë orëve të ditës vizitojnë qytetin e gurtë ndërsa në mbrëmje për shkak të mungesës së bujtinave dhe hoteleve udhëtojnë për t’u akomomoduar në qytetin e Sarandës.

“Një pjesë e madhe e grupeve duke mos pasur mundësi akomodimi në Gjirokastër largohen drejt Sarandës, në qytetin tonë çdo ditë pas orës 11.00 ka një numër shumë të lartë vizitorësh janë pothuajse të mbushura kalldrëmet dhe pikat turistike të Gjirokastrës, të cilat janë të vizitueshme kalaja, muzetë dhe pastaj në mbrëmje ka një zbehje të kësaj sepse janë vetëm ata që akomodohen nëpër hotele”, thotw Maksim Hoxha, kryetar i Dhomës së Tregtisë, Gjirokastër.

Problematikë në këtë periudhë për sektorin e turizmit është edhe zhvlerësimi i kursit të monedhës euro duke sjellë probleme ekonomike për ecurinë e biznesit lokal në Gjirokastër.

“Sektori i turizmit në këtë moment që flasim po merr një goditje që nuk flitet por është nga pjesa e shkëmbimit valutor, turizmi punon me euro kontratat mbyllen me euro, pagesat bëhen me euro, të gjitha këto në shpenzimet që paguan biznesi i turizmit janë me lekë dhe thjesht nga shkëmbimi i kursit,nga shkëmbimi i valutës ka një humbje rreth 25%-30%”, shprehet ai.

Tashmë turizmi është një prej sektorëve prioritarë të zhvillimit të ekonomisë lokale në Gjirokastër ndërsa qyteti i gurtë është një markë e njohur edhe për turizmin ndërkombëtar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.