🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.38 ▼0.84%
ARI 4,127 ▲1.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,802 ▲ +5.11% ETH $2,429 ▲ +7.36% XRP $1.3079 ▲ +4.67% SOL $96.0300 ▲ +4.7%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.38 ▼0.84 % ARI 4,127 ▲1.32 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.38 ▼0.84 % ARI 4,127 ▲1.32 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

Fluksi i lartë në hyrje në pikat e kalimit me Greqinë, masa të përbashkëta me homologët e Policisë greke

Me qëllim koordinimin sa më të mirë të masave për përballimin e fluksit në hyrje-dalje në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Drejtues i Parë Saimir Muçaj, së bashku me Drejtorin Vendor për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër dhe Shefin e Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë, zhvilluan këtë të shtunë një takim me homologët e Policisë greke, në ambientet e Qendrës së Përbashkët të Kontaktit për Bashkëpunimin Policor dhe Doganor në Kakavijë.

Sipas raportimeve, në takim morën pjesë drejtuesit e Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë dhe të Drejtorisë së Kufirit Janinë si dhe online, për shkak të një angazhimi emergjent për kufirin në një zonë të Greqisë, Kolonel Andreas Karageorgos, Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Kufirit në Policinë greke.

Në fokus të takimit ishte menaxhimi i fluksit në pikat e kalimit kufitar, si dhe forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimeve kufitare. Të dy Drejtorët u angazhuan për intensifikimin e masave të përbashkëta në të gjitha pikat e kalimit, me qëllim eliminimin e radhëve të gjata.

Në përfundim të takimit, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Drejtues i Parë Saimir Muçaj, siguroi të gjithë qytetarët që përdorin pikat e kalimit kufitar për angazhimin maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare dhe koordinimin e veprimeve me homologët grekë, me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore dhe eliminimin e radhëve të gjata në hyrje-dalje në këto pika kalimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.