☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 01 August 2026
S&P 500 7,490 ▲0.7%
DOW 52,485 ▲0.53%
NASDAQ 25,374 ▲1%
NAFTA 84.67 ▲1.29%
ARI 4,107 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142 EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142
₿ CRYPTO
BTC $63,072 ▼ -1.36% ETH $1,870 ▼ -1.11% XRP $1.0620 ▼ -1.64% SOL $73.0000 ▼ -0.92%
S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 % S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142 EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142
01 Aug 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Evropa në luftë me zjarret: Alarm i kuq në Greqi, mijëra të evakuuar në Francë

ATHINE/ PARIS, 1 gusht /ATSH-DPA/- Greqia vazhdoj të jetë edhe sot në gjendje alarmi të lartë, për shkak të zjarreve masive që po përhapen në disa zona të vendit, ndërsa një vatër e madhe zjarri u aktivizua sërish në Francë.

Autoritetet e Mbrojtjes Civile shpallën nivelin maksimal të rrezikut për zjarret (alarm i kuq), në rajonin e Atikës së Madhe, ku ndodhet edhe kryeqyteti i Athinës.

Zona të mëdha të Greqisë përballen me rrezik ekstrem nga zjarret.

Situata më kritike paraqitet rreth 60 kilometra në veriperëndim të Athinës, ku flakët po përparojnë në një front disa kilometra të gjerë.

Sipas raportimeve të medieve, qindra banorë janë evakuuar dhe janë transportuar në vende të sigurta me varka.

Zjarre të mëdha po përhapen edhe në gadishullin e Peloponezit.

Një zëdhënës i zjarrfikësve tha se ekipet po përballeshin me vatra zjarri, në 73 zona të ndryshme gjatë mbrëmjes së djeshme.

Një tjetër zjarr i madh shpërtheu në perëndim të Athinës, duke detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin paraprak të zonës së banuar Dasos, pasi tymi i dendur dhe flakët kërcënonin një zonë me popullsi të madhe.

Zjarre të fuqishme vijuan edhe në Kretë. Edhe pse situata ishte përmirësuar disi, forcimi i erërave rrezikon të përhapë sërish flakët dhe po vështirëson ndjeshëm ndërhyrjet nga ajri.

Mijëra persona evakuohen pasi zjarri rikthehet në jug të Francës

Në departamentin francez Var, mes Marsejës dhe Kanës, një zjarr i madh u riaktivizua dje dhe u përhap me shpejtësi, duke detyruar rreth 2 500 persona të largohen nga banesat e tyre.

Sipas autoriteteve lokale, brenda pak orësh u dogjën rreth 1 000 hektarë tokë, ndërsa në operacionet e shuarjes u angazhuan rreth 720 zjarrfikës.

Franca dhe Spanja fqinje po përpiqen të vënë nën kontroll një seri zjarresh të fuqishme, të nxitura nga temperaturat e larta dhe bimësia e tharë.

Shkencëtarët theksojnë se ndryshimet klimatike po ndikojnë në rritjen e intensitetit dhe shpeshtësisë së këtyre zjarreve.

Edhe vende të tjera të Evropës, përfshirë Turqinë, po përballen me zjarre të mëdha. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.