🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,531 ▼0.72%
DOW 51,337 ▼1.45%
NASDAQ 25,895 ▼0.33%
NAFTA 102.26 ▼3.37%
ARI 4,289 ▼1.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $75,542 ▼ -0.57% ETH $2,387 ▼ -0.73% XRP $1.2857 ▼ -1.07% SOL $97.3500 ▼ -0.5%
S&P 500 7,531 ▼0.72 % DOW 51,337 ▼1.45 % NASDAQ 25,895 ▼0.33 % NAFTA 102.26 ▼3.37 % ARI 4,289 ▼1.02 % S&P 500 7,531 ▼0.72 % DOW 51,337 ▼1.45 % NASDAQ 25,895 ▼0.33 % NAFTA 102.26 ▼3.37 % ARI 4,289 ▼1.02 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
16 Sht 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Gjermania kërkon respektimin e aktgjykimit të Speciales: UÇK-ja nuk ishte në gjyq

– Gjermania ka bërë thirrje për respektimin e aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke theksuar se procesi gjyqësor nuk ishte kundër UÇK-së apo qëllimit të saj për një Kosovë të pavarur.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Reiner Rudolph reagoi pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Dhomat e Specializuara të Kosovës i shpallën të katër ish-krerët fajtorë për krime lufte.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

Gjykata, ndërkohë, i shpalli të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit, pasi Prokuroria nuk arriti të provonte përtej dyshimit të arsyeshëm ekzistencën e një sulmi të përhapur ose sistematik ndaj popullsisë civile.

Pas shpalljes së vendimit, ambasadori Rudolph u shpreh se Gjermania e mbështet punën e Dhomave të Specializuara që prej themelimit të tyre dhe e konsideron atë një kontribut, në përballjen me krimet e luftës, forcimin e shtetit të së drejtës dhe afrimin e mëtejshëm të Kosovës me Bashkimin Evropian.

Sipas Rudolph, gjatë shpalljes së aktgjykimit, kryetari i trupit gjykues e bëri të qartë se UÇK-ja nuk ishte në gjyq dhe se as qëllimi i saj për një Kosovë të pavarur nuk ishte objekt i procesit gjyqësor.

Ambasadori gjerman theksoi gjithashtu se themelimi i Dhomave të Specializuara dhe bashkëpunimi me Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY) tregojnë, sipas tij, përgjegjësinë e Kosovës për të trajtuar krimet e luftës, në kuadër të institucioneve të një shteti të pavarur dhe sovran.

Rudolph nënvizoi se aktgjykimi i 16 shtatorit nuk i përjashton nga përgjegjësia aktorët jugosllavë, për konfliktin e armatosur dhe shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut ndaj popullsisë së Kosovës, në fund të viteve 1990.

Ai iu referua gjithashtu proceseve dhe hetimeve të zhvilluara më herët nga gjykatat ndërkombëtare dhe ndërhyrjes së komunitetit ndërkombëtar në Kosovë.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të respektojnë aktgjykimin dhe dinjitetin e viktimave”, është shprehur ambasadori gjerman.

Aktgjykimi i shpallur sot më 16 shtator është vendim i shkallës së parë.

Procesi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kishte nisur në prill 2023 dhe përfshinte akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të dyshuara se ishin kryer gjatë periudhës së konfliktit në Kosovë.

Sipas të dhënave zyrtare të Dhomave të Specializuara, në proces morën pjesë 156 viktima dhe u dëgjuan dëshmi të më shumë se 130 dëshmitarëve.

Reagimi i ambasadorit gjerman vjen në një ditë, kur edhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë kanë bërë thirrje për respektimin e vendimit dhe shmangien e retorikës nxitëse pas shpalljes së aktgjykimit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.