FOKUS – Pedagogu më i ri në botë: 18-vjeçari thyen rekordin që qëndronte prej vitit 1717
– Nathan Thomas është pedagogu më i ri universitar në botë: në moshën 18-vjeçare thyen një rekord treqindvjeçar, shruan il fatto quotidiano.it.
“Nuk mendoj për moshën, por për t’i ndihmuar studentët”, është motoja e tij
Mrekullia e re akademike Nathan Thomas ka rishkruar historinë e arsimit universitar botëror.
Në moshën 18 vjeç e 346 ditë, ai është bërë pedagogu më i ri universitar në botë, duke hyrë zyrtarisht në Guinness World Records.
Thomas jep mësim për inxhinieri në Miami Dade College, në shtetin e Floridës.
Me këtë arritje të jashtëzakonshme ai ka thyer një rekord që kishte mbetur i pathyer për më shumë se 300 vjet.
Rekordi i mëparshëm ishte vendosur në vitin 1717, kur matematikani skocez Colin Maclaurin (1698–1746) u bë profesor i matematikës në moshën 19-vjeçare, një rekord që dukej se nuk do të thyhej kurrë.
Ai shton se mosha nuk është një faktor vendimtar:
“Përqendrohem thjesht te fakti që ta bëj mirë punën time dhe t’i ndihmoj studentët në çdo mënyrë të mundshme”, shton ai
Historia e tij është e jashtëzakonshme. Në moshën 14-vjeçare, Nathan u diplomua në Matematikë pikërisht në kolegjin ku sot jep mësim.
Edhe si student ai vendosi një rekord, duke u bërë personi më i ri që është diplomuar ndonjëherë në Miami Dade College.
Ai e mbajti këtë rekord deri në prillin e kaluar, kur vëllai i tij e theu atë, duke u diplomuar vetëm tre muaj më herët se mosha që kishte Nathan.
Më pas Nathan vazhdoi studimet në Florida International University, ku brenda katër vitesh përfundoi me rezultate maksimale si diplomën bachelor, ashtu edhe masterin në inxhinieri elektrike.
Sikur kjo të mos mjaftonte, ai aktualisht ndjek edhe studimet në University of Miami School of Law, ku synon të diplomohet në Jurisprudencë në vitin 2028.
Objektivi i tij është të ndërtojë një karrierë edhe në fushën ligjore, krahas asaj akademike.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.