☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,636 ▼0.48%
DOW 52,381 ▼0.77%
NASDAQ 26,253 ▼0.64%
NAFTA 98.89 ▲2.96%
ARI 4,414 ▼1.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $77,437 ▼ -2.49% ETH $2,448 ▼ -2.16% XRP $1.3692 ▼ -4.36% SOL $100.6700 ▼ -3.62%
S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 98.89 ▲2.96 % ARI 4,414 ▼1.04 % S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 98.89 ▲2.96 % ARI 4,414 ▼1.04 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
10 Sep 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Rebelët Houthi marrin kontrollin e qytetit port të Mokhas në Jemen

SANA, 10 shtator /ATSH-DPA/- Rebelët Houthi të Jemenit kanë marrë kontrollin e qytetit port të Mokhas, në bregun perëndimor të vendit, sipas dëshmitarëve dhe burimeve ushtarake.

Lajmi vjen në një kohë kur luftimet mes forcave qeveritare dhe rebelëve Houthi po përshkallëzohen në zona strategjike, përgjatë Detit të Kuq.

Nëse marrja e qytetit konfirmohet, kjo do t’u jepte rebelëve Houthi, kontrollin mbi një pikë të rëndësishme hyrëse drejt Ngushticës Bab al-Mandab, në skajin jugor të Detit të Kuq.

Grupi i rebelëve Houthi, të cilët mbështeten nga Irani, nuk i kanë komentuar deri tani raportimet.

Forcat qeveritare dhe aleatët e tyre kanë zhvendosur pajisjet dhe armët, në një zonë në jug të Mokhas, në kuadër të një riorganizimi të trupave, thanë burimet ushtarake.

Në rrjetet sociale dhe në media, të lidhura me Houthi, janë publikuar video që pretendohet se tregojnë luftëtarë të grupit duke patrulluar në qytet. Pamjet nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Çfarë po ndodh në Jemen?

Grupi rebel Houthi kanë luftuar prej më shumë se një dekade kundër qeverisë së Jemenit, e cila është mbështetur nga Arabia Saudite.

Armëpushimi i arritur në vitin 2022, e ngriu në masë të madhe konfliktin. Luftimet e mëdha u ndalën, por lufta nuk mori fund dhe nuk pati një marrëveshje të qëndrueshme paqeje.

Tani konflikti është përshkallëzuar sërish, në një situatë të ndërlikuar edhe nga lufta më e gjerë që përfshin Iranin.

Pse është kaq i rëndësishëm qyteti i Mokhas?

Mokha ndodhet në veri të Ngushticës Bab al-Mandab, një nga korridoret më të rëndësishme detare në botë.

Bab al-Mandab lidh Detin e Kuq me Gjirin e Adenit dhe më tej me Oqeanin Indian.

Përmes kësaj rruge kalon një pjesë e rëndësishme e tregtisë ndërkombëtare, përfshirë transportin e naftës dhe gazit.

Prandaj, nëse grupi rebel Houthi kanë marrë vërtet kontrollin e Mokhas, pozicioni i tyre mund t’u mundësojë të sulmojnë ose pengojnë trafikun detar në Detin e Kuq më lehtë dhe në mënyrë më të organizuar.

Sipas raportimit, që nga fillimi i luftës me Iranin, Ngushtica Bab al-Mandab është përdorur edhe si rrugë alternative tregtare, për të kompensuar problemet dhe ndërprerjet në Ngushticën e Hormuzit, një tjetër pikë strategjike për transportin botëror të naftës. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.