☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,747 ▲ +0.34% ETH $2,269 ▲ +0.96% XRP $1.2553 ▼ -0.18% SOL $95.8300 ▼ -1.23%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Rriten tensionet Turqi-Greqi, Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit

– Forcat e Armatosura të Turqisë po zhvendosin një brigadë komandosh nga Hocaat, në pjesën lindore të vendit, drejt perëndimit, në zonën e Sökes, pranë ishullit grek të Samosit.

Bëhet fjalë për një njësi ushtarake me rreth 2 mijë komando, dhe zhvendosja e saj drejt brigjeve të Egjeut është komentuar nga mediet turke.

Një analist i televizionit turk “A Haber” tha fillimisht se lëvizje të tilla të njësive ushtarake, janë një praktikë e zakonshme në Forcat e Armatosura të Turqisë.

Sipas tij, ato mund të bëhen në kuadër të planifikimit ushtarak ose për arsye stërvitore.

Megjithatë, analisti e lidhi kohën e kësaj zhvendosjeje me zhvillimet në marrëdhëniet Turqi-Greqi, duke përmendur veçanërisht vizitën e fundit të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, në Kastelorizo.

Sipas analistit, qëndrimi i tij ishte se, për shkak të asaj që ai e cilësoi si “qëndrim provokues të Greqisë” dhe vëmendjes së shtuar ndaj Greqisë pas vizitës së Mitsotakis në Kastelorizo, zhvendosja e brigadës merr një rëndësi të veçantë.

Analisti theksoi gjithashtu se Söke ndodhet pranë Samosit, duke e cilësuar këtë si një element që meriton vëmendje. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.