☁️
Tiranë 11°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 104.45 ▲2.4%
ARI 4,020 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,130 ▼ -3.53% ETH $2,208 ▼ -4.13% XRP $1.2166 ▼ -6.11% SOL $94.6700 ▼ -4.93%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.45 ▲2.4 % ARI 4,020 ▼0.29 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.45 ▲2.4 % ARI 4,020 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Rusia godet sërish Kievin me raketa balistike

KIEV, 8 korrik /ATSH-DPA/ – Rusia ka ndërmarrë një tjetër sulm me raketa balistike ndaj Kievit gjatë natës, ndërsa disa shpërthime të fuqishme tronditën kryeqytetin ukrainas pak pas mesnatës.

Sipas autoriteteve lokale, në disa zona të qytetit shpërthyen zjarre pas goditjeve.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, njoftoi se flakët përfshinë dy lagje të kryeqytetit, ndërsa era e tymit u ndje edhe në qendër të qytetit. Alarmi ajror u aktivizua vetëm pasi ndodhën shpërthimet e para.

Shërbimet e emergjencës raportuan se të paktën dy persona mbetën të plagosur nga sulmi.

Edhe qyteti lindor i Kharkiv u godit gjatë natës.

Kryebashkiaku Ihor Terekhov bëri të ditur se raketat goditën dy distrikte, duke dëmtuar më shumë se 10 banesa.

Ukraina vazhdon t’i rezistojë pushtimit rus prej më shumë se katër vitesh, me mbështetjen e aleatëve perëndimorë.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të zhvillojë bisedime me presidentin amerikan Donald Trump në kuadër e samitit të NATO-s në Ankara.

Presidenti Zelensky synon të sigurojë dërgesa shtesë të sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot për të përballuar sulmet e vazhdueshme me raketa balistike.

Ky është sulmi i tretë me raketa balistike ndaj Kievit brenda një jave./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.