☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.89 ▼3.1%
ARI 3,911 ▲0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,617 ▲ +1.07% ETH $2,309 ▲ +1.84% XRP $1.2615 ▲ +0.97% SOL $95.5900 ▼ -0.01%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.89 ▼3.1 % ARI 3,911 ▲0.3 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.89 ▼3.1 % ARI 3,911 ▲0.3 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Vala e të nxehtit detyron Hungarinë të mbyllë centralin bërthamor

BUDAPEST, 31 korrik /ATSH-AFP/ – Hungaria do të mbyllë javën e ardhshme centralin e saj të vetëm bërthamor, pasi niveli jashtëzakonisht i ulët i ujit në lumin Danub nuk lejon më ftohjen e sigurt të reaktorëve.

Kryeministri Peter Magyar njoftoi se ndërprerja pritet të ndodhë të martën ose të mërkurën.

Centrali bërthamor i Paksit, në jug të Budapestit, prodhon rreth 40% të energjisë elektrike vjetore të Hungarisë. Katër reaktorët e tij, të ndërtuar me teknologji të epokës sovjetike, përdorin ujë nga Danubi për sistemin e ftohjes.

Operatori i centralit kishte paralajmëruar më herët se ndalimi i funksionimit ishte bërë i pashmangshëm.

Niveli i Danubit ka rënë në minimum historik në disa zona pas mungesës së reshjeve dhe valëve të njëpasnjëshme të të nxehtit që kanë goditur Evropën Qendrore që nga muaji maj.

Edhe Rumania ka ndalur një reaktor bërthamor për të njëjtën arsye dhe ka njoftuar se do të mbyllë edhe të dytin.

Temperaturat ekstreme po shkaktojnë probleme në shumë vende të rajonit.

Qeveria hungareze u ka bërë thirrje bizneseve të ulin konsumin e energjisë, ka ndaluar ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura dhe ka fikur ndriçimin dekorativ të ndërtesave shtetërore për të kursyer energji.

Në qytetin Szentendre, në veri të Budapestit, rreth 7 mijë banorë po përballen me kufizime në furnizimin me ujë.

Autoritetet kanë vendosur cisterna me ujë të pijshëm, por banorët ankohen se sasitë nuk mjaftojnë për nevojat e përditshme.

Edhe vendet fqinje po ndjejnë pasojat e të nxehtit ekstrem.

Sllovakia ka hapur mbi 30 pika freskimi me ambiente të klimatizuara dhe ujë falas, ndërsa Sllovenia ka shpallur rrezik shumë të lartë për zjarre pyjore.

Në Austri, termometri arriti një rekord të ri për muajin korrik, me 40,3 gradë Celsius në qytetin Wieselburg, ndërsa thatësira në vend konsiderohet ndër më të rëndat e viteve të fundit. /Ad.Ab./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.