🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.30 ▼0.17%
ARI 3,969 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,149 ▼ -1.19% ETH $2,258 ▼ -0.58% XRP $1.2499 ▲ +0.42% SOL $92.5000 ▼ -1.6%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.30 ▼0.17 % ARI 3,969 ▼0.02 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.30 ▼0.17 % ARI 3,969 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Virusi i Nilit Perëndimor përhapet në Evropë, 21 raste të konfirmuara në Greqi

– Sezoni i transmetimit të virusit të Nilit Perëndimor ka nisur në disa vende të Evropës, ndërsa raste të transmetimit lokal janë regjistruar në Greqi, Itali, Spanjë, Rumani dhe Maqedoninë e Veriut, sipas “The Euronews”.

Sipas të dhënave të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), virusi po përhapet në zona të reja, duke shtuar vigjilencën e autoriteteve shëndetësore.

Në Greqi, Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY) ka konfirmuar 21 raste të infektimit deri më 22 korrik.

Nga këto, 20 pacientë kanë zhvilluar forma të rënda të sëmundjes me përfshirje të sistemit nervor qendror, si encefalit, meningjit ose paralizë akute, ndërsa një person ka shfaqur vetëm simptoma të lehta.

Deri tani nuk është raportuar asnjë viktimë, ndërsa 13 pacientë janë të shtruar në spital. Vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar 14 raste të reja.

Italia mbetet vendi më i prekur, me 20 raste të raportuara në 16 zona të ndryshme.

Raste janë konfirmuar edhe në Maqedoninë e Veriut, ku janë identifikuar dy persona të infektuar në rajonet e Shkupit dhe Vardarit.

Nga dy raste janë raportuar gjithashtu në Rumani dhe Spanjë, duke treguar se virusi po qarkullon në disa pjesë të kontinentit.

Në Greqi, shumica dërrmuese e rasteve janë regjistruar në rajonin e Atikës, veçanërisht në bashkitë Spata-Artemida, Markopulo Mesogaias, Pallini dhe Agia Paraskevi.

Raste të izoluara janë raportuar edhe në Larisa dhe në bashkinë Palamas.

Autoritetet kanë shpallur gjithashtu disa zona të tjera të Atikës si me rrezik të lartë, megjithëse ende nuk janë shënuar raste tek njerëzit.

Sipas EODY, fakti që virusi shfaqet pothuajse çdo vit që nga viti 2010 tregon se ai tashmë është vendosur në mënyrë të qëndrueshme në Greqi, një situatë e ngjashme me atë në disa vende të tjera evropiane.

Përhapja e tij ndikohet nga kushtet atmosferike, numri i mushkonjave dhe lëvizja e zogjve të egër, të cilët janë rezervuari natyror i virusit.

Autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje qytetarëve të mbrohen nga pickimet e mushkonjave, duke përdorur rrjeta mbrojtëse, veshje me mëngë të gjata dhe duke eliminuar ujin e ndenjur pranë banesave.

Ekspertët theksojnë se nuk mund të parashikohet me saktësi se cilat zona do të preken gjatë këtij sezoni, ndaj masat parandaluese rekomandohen në të gjithë vendin./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.