☁️
Tiranë 28°C · Vranët 19 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.08 ▼1.18%
ARI 4,425 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $81,277 ▲ +3.94% ETH $2,639 ▲ +4.94% XRP $1.4128 ▲ +5.75% SOL $111.7500 ▲ +4.9%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055
19 Sht 2026
Breaking
Kronika

Forca Detare mbyll misionin në Egje. Xhaçka: ambicja jonë-Pashalimani të jetë bazë e NATO-s

Pas 3 vitesh dhe rreth 13 mijë orëve patrullim në detin Egje, Forca Detare ka përfunduar kontributin e saj në misionin e NATO-s, “Sea Guardian” në detin Egje.

Kontingjenti i fundit dhe anija “Oriku” u kthyen në atdhe ku u pritën më 14 dhjetor, në Portin e Durrësit nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, zëvendëskomandanti i Forcës Detare, kapiten i Rangut I Artur Meçollari, ushtarakë të lartë të FA dhe familjarët e detarëve në mision.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vlerësoi kontributin e detarëve tanë gjatë këtyre 3 viteve, të cilët e kanë bërë Forcën Detare më moderne dhe më profesionale.

Sot ka filluar ringritja. Madje, është bërë shumë punë e shumë rrugë për ringritjen e flotës. Qoftë në aspektin e logjistikës e mjeteve e pajisjeve, qoftë në terma të ekspertizës e ngritjes së burimeve njerëzore. Dhe unë kam shumë shpresë, që në të ardhmen do të bëhet akoma më shumë, veçanërisht, pas propozimit tonë për ta shndërruar Pasha Limanin në një bazë strategjike të NATO-s. Një zhvillim, që do të kishte po të njëjtin impakt që do të ketë në zhvillimin e forcës së armatosur, dhe rritjen e rëndësisë strategjike të Shqipërisë për Aleancën, si edhe baza e Kuçovës për të cilën do të nisë puna në fillim të vitit tjetër.”- u shpreh zonja Xhaçka, e cila veçoi kontributin e ushtarakëve shqiptarë edhe për përballimin e pasojave të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. “Unë e di dramën personale të shumë prej efektivëve të Forcës së Armatosur që nga tërmeti humbën shtëpitë. E megjithatë, çdonjëri prej tyre ishte në krye të detyrës! Prandaj unë sot dua t’ju siguroj edhe njëherë, çdo efektiv të FA, veçanërisht ata që gjenden në misione jashtë vendit: ne do t’ju gjendemi pranë familjeve të tyre, si një familje e madhe që kujdeset për të vetët!

Gjatë 3 viteve në këtë mision, ekuipazhet dhe anijet shqiptare kanë realizuar 178 operacione, duke shpëtuar ose parandaluar rreth 3500 persona, prej tyre 120 gra, 220 fëmijë, 38 prej të cilëve foshnja.

Në misionin “Sea Guardian”, shërbyen 14 kontingjente të përbërë nga 294 detarë, në bordin e 3 anije të Forcës Detare, “Oriku”, “Butrinti” dhe “Lissus”.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.