☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $84,812 ▲ +0.28% ETH $2,693 ▲ +0.67% XRP $1.4910 ▲ +0.29% SOL $120.6300 ▲ +1.3%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
Sporti

FORMULA 1/ Antoneli kthehet kërcënues, merr pole-position. Afrohet me tre orë starti i garës për shkak të një emergjence

Kimi Antoneli kthehet të bëjë rolin e protagonistit, me një sukses domethënës në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Majemit në Formula 1. Piloti i Mercedes, siguroi pole-position të tretë radhazi, duke kaluar Maks Vershtapen me Red Bull dhe Sharl Lëklerk me Ferrari. Piloti 19-vjeçar italian është konfirmuar si një nga talentet e vërtetë […]

Kimi Antoneli kthehet të bëjë rolin e protagonistit, me një sukses domethënës në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Majemit në Formula 1. Piloti i Mercedes, siguroi pole-position të tretë radhazi, duke kaluar Maks Vershtapen me Red Bull dhe Sharl Lëklerk me Ferrari.

Piloti 19-vjeçar italian është konfirmuar si një nga talentet e vërtetë të garave të automobilizmit duke bërë një gjë të rrallë, pasi ishte i treti në histori që siguronte tre pole-position të para të karrierës radhazi pas Airton Senës dhe Mikael Shumakerit. Vershtapen dhe Lëklerk thjesht e ndoqën duke i qëndruar afër kohëve të tij, me shpresën që piloti italian të gabojë diçka në garë për ta kaluar.

Pas krahëve të tyre gjendet Norris i ringjallur me modelin e përmirësuar të makinave MekLaren, i cili bëri më mirë edhe se Rasëll me Mercedesin tjetër. Luis Hemilton dhe Oskar Piastri janë emrat e radhës në vijën e nisjes, disi larg kreut, por si gjithmonë pilotë për t’u marrë në konsideratë të paktën për podiumin e garës që pritet të jetë e ndezur edhe për shkak të emergjencës në lidhje me kushtet atmosferike.

Ajo ka shtyrë organizatorët e garës që të marrin një vendim drastik dhe të afrojnë me tre orë startin e garës. Arsyeja është se gjatë pasdites në SHBA pritet një furtunë dhe për të shmangur probleme si me kushtet e pistës, ashtu edhe për sigurinë e tifozëve në tribuna, është bërë ky ndryshim i orarit duke afruar garën në orën 19 europiane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.