Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 20 April 2026
S&P 500 7,100 ▼0.36%
DOW 49,408 ▼0.08%
NASDAQ 24,324 ▼0.59%
NAFTA 87.26 ▲5.65%
ARI 4,818 ▼1.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $75,665 ▼ -0.15% ETH $2,313 ▼ -0.61% XRP $1.4323 ▲ +0.1% SOL $85.8400 ▼ -0.52%
S&P 500 7,100 ▼0.36 % DOW 49,408 ▼0.08 % NASDAQ 24,324 ▼0.59 % NAFTA 87.26 ▲5.65 % ARI 4,818 ▼1.26 % S&P 500 7,100 ▼0.36 % DOW 49,408 ▼0.08 % NASDAQ 24,324 ▼0.59 % NAFTA 87.26 ▲5.65 % ARI 4,818 ▼1.26 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
20 Apr 2026
Breaking
Sporti

FORMULA 1/ Kimi Antoneli nuk fshihet: Jam kandidat për titullin, s’ndjej presion

Me sezonin në pauzë për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, me dy gara të anuluara në Bahrejn dhe Arabinë Saudite, Formula 1 po sheh dritën në fund të tunelit, teksa bëhet gati për Çmimin e Madh të Majamit. “Ka zgjatur shumë, mezi pres të rikthehem në makinë”, pranon lideri i kampionatit, Andrea Kimi […]

Me sezonin në pauzë për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, me dy gara të anuluara në Bahrejn dhe Arabinë Saudite, Formula 1 po sheh dritën në fund të tunelit, teksa bëhet gati për Çmimin e Madh të Majamit.

“Ka zgjatur shumë, mezi pres të rikthehem në makinë”, pranon lideri i kampionatit, Andrea Kimi Antoneli. Dy fitoret e tij bindëse në Shangai dhe Suzuka e kanë ngritur në krye, ndërsa ka një avantazh prej 9 pikësh (72-63) ndaj shokut të skuadrës Xhorxh Rasëll dhe 23 pikë ndaj Sharl Lëklerkut të Ferrarit. Antoneli u shfaq para mediave me një qëndrim të qetë. Piloti i Mercedesit e di se ka një mundësi të madhe dhe synon ta shfrytëzojë.

“Sigurisht që e konsideroj veten kandidat, për këtë arsye jam këtu. Dua të fitoj gara dhe tituj. Është një mundësi e madhe, kemi një makinë shumë të mirë dhe duam ta shfrytëzojmë”, u shpreh talenti italian. Rivali i tij më i afërt mund të jetë vetë shoku i skuadrës, siç ndodhte dikur te Mercedesi në kohën e duelit Luis Hamilton – Niko Rosberg. Megjithatë, Antoneli largon çdo dyshim: “Ka respekt dhe marrëdhënia është shumë e fortë. Punojmë mirë bashkë dhe dinamika mbetet pozitive”. Por, tani situata ka ndryshuar, pasi nuk është më si në vitin 2025, kur Rasëll ishte simbol i qëndrueshmërisë dhe Antoneli thjesht përpiqej të mbijetonte.

Tani Kimi ka një tjetër qasje: “Ndihem më i fortë dhe në kontroll të situatës. Kam më shumë eksperiencë në pista, e di ku duhet të fokusohem. Shpresoj që kjo të më ndihmojë në pistat ku kam pasur vështirësi. Objektivi është të rikthehemi aty ku e lamë”. Pa ngutje, sipas tij, qasja është gara pas gare: “Përpiqem të jem në pozicionin më të mirë të mundshëm për të arritur një rezultat të madh. Nuk dua të mendoj që tani për rezultatin final. Duhet të fokusohem te e tashmja dhe të nxjerr maksimumin nga makina. Kjo arrihet duke u përqendruar te procesi dhe duke rritur nivelin hap pas hapi. Rasëll është shumë i fortë dhe të tjerët do të jenë gjithashtu afër”, shprehet 19-vjeçari.

NJË AVANTAZH

Ka edhe faktorë të tjerë që shpjegojnë fenomenin Antoneli, përveç forcës mendore dhe vetëbesimit. Njëri lidhet me rregulloren e re, pasi ai është përshtatur shpejt me makinat e reja, të cilat për shumë pilotë po rezultojnë të vështira: “Ne të rinjtë jemi mësuar të ngasim çdo vit një makinë të ndryshme dhe kështu ka ndodhur edhe këtë sezon. Duhet të përshtatesh dhe kjo më ka ndihmuar…”.

Edhe pse nuk e thotë hapur, ëndrra është e qartë: të shkruajë emrin në historinë e sportit dhe të rikthejë Italinë në majë. “Nuk ndjej presion. E di që pritshmëritë janë më të larta pas dy fitoreve dhe një fillimi të fortë sezoni. Por unë fokusohem vetëm te procesi dhe te ajo që duhet të bëj”, përfundon Andrea Kimi Antoneli, i cili është i vetëdijshëm se ky është momenti i tij dhe se është më shumë se një kandidat…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.