☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,787 ▲ +0.58% ETH $2,268 ▲ +1.11% XRP $1.2493 ▼ -0.52% SOL $95.6600 ▼ -1.24%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kronika

FOTO+VIDEO -Ja vrasësit e Artan Santos, e ndoqën me motor nëpër Tiranë

vrasesit–Pamjet filmike të kamerave te sigurisë së bankës “Credins” dhe bizneseve aty pranë kanë regjistruar momentet e vrasjes së biznesmenit dhe bankierit të njohur, Artan Santo. Burimet e policisë thonë se kanë arritur të fiksojnë dy numrat e fundit të targave të fundit të motorit, që janë 09. 
Në foto janë pikërisht dy autorët që qëlluan mizorisht me pistoletë ndaj Artan Santos, plumba që i morën jetën. Ky është momenti kur autorët kanë qenë duke qarkulluar pranë zonës së Librit Universitare në Tiranë, shumë pranë Bankës Credins.

Policia e Kryeqytetit vendosi në dispozicion një shpërblim prej 100 mijë euro, për cdo informacion të vlefshëm që do të cojnë në kapjen e autorëve, në cdo rast duke ruajtur anonimatin telefoni në 069 41 00003.

Sipas policisë të dy persona konsiderohen si vrasës profesionistë me pagesë. Nga burimet mësohet gjithashtu se pas atentatit mbi Santon, një punonjës i policisë rrugore ka tentuar të ndalojë autorët duke qëlluar në drejtim të tyre dhe më pas i ka ndjekur me motor, por ndjekja dështoi pasi motori u prish dhe punonjësi i policisë rrugore u kthye në Tiranë me karrotrec. 

Ka pasur dëshmitarë të shumtë në vendngjarje mes tyre dhe një luleshitëse. 
“Nuk e di, nuk kam parë gjë. Isha me kurriz. Krisma dëgjova, por gjë nuk pashë”, tha ajo për gazetarin e News24. 
Dëshmitare jashte kamerave kanë pohuar se personat e kanë pasur në shënjestër biznesmenin dhe e kanë qëlluar me arme zjarri tip, pistoletë. Ata kanë pritur derisa Santo ka zbritur nga makina për ti qëlluar me armë. 
Pas kësaj autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.