🌫️
Tiranë 13°C · Mjegull 12 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 90.82 ▼1.12%
ARI 4,215 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,746 ▲ +0.87% ETH $2,538 ▲ +1.18% XRP $1.4108 ▲ +0.53% SOL $111.2300 ▲ +1.02%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 90.82 ▼1.12 % ARI 4,215 ▼0.04 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 90.82 ▼1.12 % ARI 4,215 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
12 Tet 2026
Breaking
Arte

Franca vlerëson sopranon Ermonela Jaho me një nga titujt më të lartë në art dhe kulturë

Sopranoja me njohje ndërkombëtare Ermonela Jaho u vlerësua me titullin “Chevalier des Arts et des Lettres”, që jepet nga shteti francez për kontribut të jashtëzakonshëm në art dhe kulturë. Ky vlerësim për sopranon shqiptare u shtohet dhjetëra vlerësimeve e çmimeve të tjera të fituara në një karrierë artistike të jashtëzakonshme! “Chevalier des Arts et des Lettres” një nga vlerësimet më të larta që jepen nga Franca, ku sopranoja Ermonela Jaho reagoi në rrjete sociale me një mesazh emocionues.

“Marrja sot e titullit të Kalorësit të Arteve dhe Letrave është për mua një emocion i madh dhe një nder thellësisht i dashur për zemrën time, pasi Franca përfaqëson aq shumë dashurinë për artin, kulturën dhe të vërtetën njerëzore”, shkroi sopranoja Ermonela Jaho.

Ndër të tjera sopranoja Jaho shpreh mirënjohjen për të gjithë njerëzit, që e kanë shoqëruar rrugëtimin e saj e veçanërisht agjentit Dominique Riber, për besimin dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme, si dhe për Jean-Philippe Thieally. Ermonela Jaho është gjithashtu dhe anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ku dhe Akademia ndau një urim për sopranon.

Në aktivitetin e saj ndër vite, sopranoja Ermonela Jaho ka performuar në shtëpi opere në mbarë botën, duke përfshirë Royal Opera në Londër, Metropolitan Opera, Teatro Real Madrid, Berlin Staatsoper, Opera National de Paris, Theatre des Champs-Élysées, Staatsoper Vienna, Bayerische Staatsoper, Opera Australia, Teatro Colon Buenos Aires, Gran Teatre del Liceu Barcelona, Teatro alla Scala. Në vijim të aktivitetit të saj ajo u shpall “Artistja e vitit 2023” nga “International Classical Music Aëards -ICMA”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.