🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.35 ▼0.11%
ARI 3,970 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,138 ▼ -1.28% ETH $2,259 ▼ -0.56% XRP $1.2519 ▲ +0.51% SOL $92.6100 ▼ -1.53%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.35 ▼0.11 % ARI 3,970 ▲0.01 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.35 ▼0.11 % ARI 3,970 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Politika

Gara brenda PD-së/ Alesia Balliu: Partia ka nevojë për rinovim, me Berishën nuk fitohen zgjedhjet!

Ish-kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Alesia Balliu, deklaroi se Partia Demokratike ka nevojë për një proces të vërtetë rinovimi, duke argumentuar se me Sali Berishën në krye nuk mund të fitohen zgjedhjet.

Balliu tha se ky problem është evident prej kohësh, duke kujtuar edhe deklaratat e ish-ambasadores amerikane Yuri Kim për drejtimin e PD-së.

Duke komentuar zhvillimet e fundit në parti, ajo u shpreh se emri i Julia Emirit është bërë i njohur për shkak të protestave, por sipas saj nuk përfaqëson ripërtëritjen që pritet në PD. Balliu shtoi se në PD ka shumë gra të tjera që mund ta përfaqësonin denjësisht atë post.

Sipas ish-kryetares së FRPD-së, në PD nuk ka një garë reale, por një proces që, sipas saj, drejtohet nga e njëjta kupolë politike.

“ Kjo parti e ka problemin që kur ambasadorja Yuri Kim tha: “Sa kohë të mbani Berishën, do hani bar.” Të gjithë e dinë që me Berishën nuk fitohet dhe partia ka nevojë për rinovim.

Julia Emiri, emrin e kam dëgjuar për protestën dhe i ati ka qenë i dënuar për grup të strukturuar kriminal. Kjo nuk është ripërtëritja që pritet në PD. Ka shumë zonja në PD që mund ta bënin atë post. Është emër i panjohur për mua.

Nuk ka garë në PD, jemi me një kupolë të vjetër që drejtohet nga Berisha. Kemi një farsë që nuk ka legjitimitet dhe nuk ka si të jetë alternativë. Një individ që kërkon të jetë në qeveri nesër duhet të ketë besueshmëri.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.