☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,674 ▼0.44%
DOW 53,026 ▼0.82%
NASDAQ 26,071 ▼0.99%
NAFTA 86.46 ▲2.45%
ARI 4,583 ▲0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,241 ▲ +5.08% ETH $2,303 ▲ +10.49% XRP $1.2475 ▲ +16.57% SOL $86.8800 ▲ +5.36%
S&P 500 7,674 ▼0.44 % DOW 53,026 ▼0.82 % NASDAQ 26,071 ▼0.99 % NAFTA 86.46 ▲2.45 % ARI 4,583 ▲0.83 % S&P 500 7,674 ▼0.44 % DOW 53,026 ▼0.82 % NASDAQ 26,071 ▼0.99 % NAFTA 86.46 ▲2.45 % ARI 4,583 ▲0.83 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

Gara: Çështje ditësh përfundimi i gërmimeve në Kalludër, pasojnë analizat ADN

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka deklaruar se procesi i gërmimit, vlerësimit dhe zhvarrosjes së mbetjeve mortore në Kalludër të Zubin Potokut pritet të përfundojë brenda kësaj jave.

Në këtë lokacion, javë më parë, janë identifikuar disa zona që dyshoheshin si varreza masive.

Gara ka bërë të ditur se, pas përfundimit të punimeve në terren, procesi do të vazhdojë me shqyrtimin e mbetjeve mortore dhe analizat e ADN-së, të cilat do të realizohen në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

“Në kuptimin e gërmimit, vlerësimit dhe zhvarrosjes së mbetjeve mortore është çështje ditësh, në qoftë se jo sot, nesër, pra gjatë kësaj jave. Mirëpo, në kuptimin e përfundimit në tërësi si proces, pasi është faza e shqyrtimit të mbetjeve, pastaj është çështja e analizave të ADN-së, e cila është çështje e testimit në laborator që kryhet bashkë me partnerët ndërkombëtarë do të marrë pak kohë”, ka deklaruar Gara për RTK-në.

Ai ka theksuar se institucionet e Kosovës do ta trajtojnë me prioritet të gjitha çështjet që janë në kompetencën e tyre dhe që mund të realizohen nga ekspertët vendorë.

“Por, ajo që është e rëndësishme, çdo gjë që është brenda mundësive, kompetencave dhe në duart e ekspertëve të institucioneve të Kosovës do të adresohet me prioritet dhe brenda afateve optimale”, ka thënë ai.

Sipas Garës, pas përfundimit të analizave dhe identifikimit eventual të mbetjeve, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur do t’i njoftojë familjet e viktimave.

Ai ka bërë të ditur se më pas familjet do të kenë të drejtën të vendosin për datën dhe vendin e rivarrimit, si dhe nëse dëshirojnë që informacioni të bëhet publik.

Gara ka thënë se kjo është java e katërt e gërmimeve në Kalludër dhe sipas tij aktualisht puna është e përqendruar në lokacionin e tretë të varrezës masive.

Gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut po zhvillohen pas dyshimeve se në këtë zonë mund të ketë lokacione me mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.