☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 30 July 2026
S&P 500 7,316 ▼1.52%
DOW 51,594 ▼2.19%
NASDAQ 24,443 ▼1.74%
NAFTA 83.71 ▼0.89%
ARI 4,138 ▲0.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
₿ CRYPTO
BTC $63,836 ▼ -0.09% ETH $1,904 ▼ -0.76% XRP $1.0725 ▲ +0.07% SOL $73.5200 ▼ -0.37%
S&P 500 7,316 ▼1.52 % DOW 51,594 ▼2.19 % NASDAQ 24,443 ▼1.74 % NAFTA 83.71 ▼0.89 % ARI 4,138 ▲0.99 % S&P 500 7,316 ▼1.52 % DOW 51,594 ▼2.19 % NASDAQ 24,443 ▼1.74 % NAFTA 83.71 ▼0.89 % ARI 4,138 ▲0.99 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
30 Jul 2026
Breaking
Kosova

Geci ia hedh fajin Vetëvendosjes: Pas fjalimit të Fatosit qëndron një deputet, njëri i afërt me Kurtin e Konjufcën

Deklaratat e deputetit të Lëvizja Vetëvendosje, Fatos Geci, ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi kanë vijuar të nxisin reagime në skenën politike.

Deklaratat e deputetit të Lëvizja Vetëvendosje, Fatos Geci, ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi kanë vijuar të nxisin reagime në skenën politike.

Në emisionin “Debat Plus”, ish-deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës, Gani Geci, i cili është edhe familjar i deputetit të VV-së, ka deklaruar se fjalimi i mbajtur në Kuvend nga Fatos Geci nuk ka qenë i rastësishëm.

Sipas tij, pas këtij fjalimi qëndron ndikimi i një figure tjetër brenda Vetëvendosjes.

“Dua të inkuadrohem për ata që u distancuan nga fjalimi i Fatos Gecit. E kam fjalën për të LVV-së se prapa atij fjalimi qëndron një prej deputetëve të LVV-së, njeri i afërt i Albin Kurti dhe Glauk Konjufca… ia ka thënë letrën një deputet i LVV-së”, ka deklaruar Geci.

Komentet e tij vijnë në një kohë kur deklaratat e fundit të Fatos Gecit kanë shkaktuar debat të gjerë publik dhe reagime të shumta nga figura politike dhe publike në vend.

Kryeministri Albin Kurti, thënë para gazetarëve se nuk është kryetar i ndonjë komisioni disiplinor e aq më pak për dikë që i përket një partie tjetër.

Kurti rikujtoi qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Gjykatës Speciale, duke e cilësuar atë si “gjykatë jonormale dhe jo transparente”.

Ai shtoi se janë të bindur për drejtësinë e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, të udhëhequr nga UÇK, si dhe për pafajësinë e krerëve që po mbahen në Hagë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.