☁️
Tiranë 10°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,750 ▼ -0.44% ETH $2,234 ▼ -0.65% XRP $1.1585 ▼ -1.56% SOL $89.0900 ▼ -1.66%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

GJEDNJ kundër Shqipërisë në tre çështje vetingu: Konstatohen shkelje në rastet Osmani, Elezi dhe Kadana

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) ka publikuar tre vendime kundër Shqipërisë, duke konstatuar shkelje të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut në proceset e rivlerësimit kalimtar (vetingut) ndaj ish-prokurorëve Gentjan Osmani dhe Ferdinand Elezi, si dhe ish-gjyqtarit Izet Kadana.

Vendimet e Strasburgut prekin dy aspekte kyçe të reformës në drejtësi: proporcionalitetin e masës së shkarkimit nga detyra dhe respektimin e standardit të “gjykatës së krijuar me ligj”. Në të tre rastet, GJEDNJ vlerëson se rihapja e procedurave do të ishte mënyra më e përshtatshme për zbatimin e vendimeve të saj.

Shkarkimi i Osmanit u konsiderua joproporcional

Në rastin e ish-prokurorit Gentjan Osmani, GJEDNJ konstatoi se masa e shkarkimit nuk ishte në përputhje me parimin e proporcionalitetit. Edhe pse Kolegji i Posaçëm i Apelimit kishte evidentuar mungesë burimesh financiare për disa shpenzime familjare, gjykata vuri në dukje se organet e vetingut kishin pranuar ligjshmërinë e burimeve kryesore të pasurisë dhe huave familjare.

Strasburgu theksoi gjithashtu mungesën e koherencës në trajtimin e të njëjtave rrethana financiare brenda familjes, duke qenë se bashkëshortja e Osmanit ishte konfirmuar në detyrë. Për pasojë, u konstatua shkelje e nenit 8 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Kritika për analizën financiare në rastin Elezi

Edhe në çështjen e ish-drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Durrës, Ferdinand Elezi, GJEDNJ arriti në përfundimin se shkarkimi ishte joproporcional.

Gjykata kritikoi metodologjinë e përdorur nga organet e vetingut për analizën financiare, duke vlerësuar se disa nga diferencat e konstatuara ishin minimale në raport me të ardhurat familjare dhe se një pjesë e shpenzimeve ishin llogaritur pa bazë të mjaftueshme verifikimi. Po ashtu, u evidentuan mospërputhje në kostot e jetesës të përdorura në analizë dhe fakti që në fund të periudhës së rivlerësimit rezultonte një suficit financiar.

Shkelje e standardit të “gjykatës së krijuar me ligj” për Kadanën

Çështja e ish-gjyqtarit Izet Kadana lidhej me përbërjen e trupit gjykues të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Kadana pretendoi se një prej anëtarëve të trupit nuk plotësonte kriteret ligjore dhe kishte fshehur të dhëna gjatë procesit të përzgjedhjes. Më vonë, ky anëtar u procedua penalisht, u dënua për falsifikim dokumentesh dhe u shkarkua nga detyra.

GJEDNJ vlerësoi se pjesëmarrja e tij në shqyrtimin e çështjes cenonte standardin e “gjykatës së krijuar me ligj”, duke konstatuar shkelje të nenit 6 të Konventës.

Në vendimet e saj, GJEDNJ thekson se reforma në drejtësi dhe procesi i vetingut në Shqipëri i shërbejnë një interesi të rëndësishëm publik dhe nuk vihen në diskutim si mekanizma.

Megjithatë, gjykata nënvizon se edhe në procese të jashtëzakonshme duhet të respektohen proporcionaliteti, konsistenca në vendimmarrje dhe garancitë procedurale të parashikuara nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut.

Për të tre rastet, Strasburgu sugjeron rihapjen dhe rishqyrtimin e procedurave përkatëse në përputhje me standardet europiane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.