☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 20 May 2026
S&P 500 7,403 ▲0.67%
DOW 49,672 ▲0.62%
NASDAQ 26,127 ▲0.99%
NAFTA 100.05 ▼3.94%
ARI 4,524 ▲0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $77,470 ▲ +1.31% ETH $2,138 ▲ +1.47% XRP $1.3721 ▲ +0.26% SOL $85.7000 ▲ +1.66%
S&P 500 7,403 ▲0.67 % DOW 49,672 ▲0.62 % NASDAQ 26,127 ▲0.99 % NAFTA 100.05 ▼3.94 % ARI 4,524 ▲0.29 % S&P 500 7,403 ▲0.67 % DOW 49,672 ▲0.62 % NASDAQ 26,127 ▲0.99 % NAFTA 100.05 ▼3.94 % ARI 4,524 ▲0.29 %
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
20 May 2026
Breaking
Politika

Gjekmarkaj takon zyrtarin e lartë austriak: I shpreha shqetësimet për situatën politike në Shqipëri

Nënkryetari i Kuvendit, njëkohësisht deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar një takim me Peter Haubner, President i Dytë i Parlamentit të Austrisë, të cilit i ka shprehur shqetësimet për situatën e demokracisë në Shqipëri, zgjedhjet e cenuara të 11 majit nga pushteti dhe pengimin e drejtësisë.

Gjekmarkaj thekson nëpërmjet një reagimi, se me homologun e tij austriak ndanë edhe vlerësimet për miqësinë mes dy popujve dhe marrëdhëniet.

Më tej ai nënvizon se vuri në dukje edhe sjelljen e pushtetit ndaj drejtësisë për ta vendosur nën kontroll, duke rrezikuar integrimin e vendit.

Reagimi i plotë i Agron Gjekmarkajt:

“Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me z. Peter Haubner, President i Dytë i Parlamentit të Austrisë, me të cilin ndamë vlerësime për miqësinë tradicionale mes dy popujve tanë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.

Shpreha mirënjohjen për rolin historik që Austria ka luajtur ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, që nga kontributi në albanologji, mbështetja për proceset kombëtare shqiptare dhe pavarësinë, deri tek ndihma e vyer gjatë tranzicionit demokratik dhe mbështetja e pakursyer për integrimin europian të Shqipërisë.

Gjatë bisedës ngrita shqetësimin për situatën politike dhe standardet demokratike në vend pas zgjedhjeve të 11 majit. Nënvizova problematikat e evidentuara në raportin e OSCE/ODIHR, përfshirë unifikimin e partisë me shtetin, përdorimin e administratës dhe të burimeve shtetërore në funksion elektoral, si dhe pengesat ligjore e politike të krijuara ndaj opozitës gjatë vitit zgjedhor.

Po ashtu, shpreha shqetësimin për arrestimin dhe izolimin për 333 ditë të liderit të opozitës, z. Sali Berisha, një akt që ka krijuar perceptimin e një goditjeje politike ndaj opozitës dhe ka cenuar standardet e garës demokratike.

Theksova se çdo perceptim për drejtësi selektive apo pengim të saj përbën një rrezik serioz për shtetin e së drejtës, për demokracinë funksionale dhe për vetë procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Opozita shqiptare po e thyen dita-ditës murin e izolimit të ndërtuar përmes lobimeve të pandershme dhe përpjekjeve për ta paraqitur në mënyrë të deformuar realitetin politik shqiptar para partnerëve ndërkombëtarë. E vërteta mbi gjendjen e demokracisë, pluralizmit dhe shtetit ligjor në Shqipëri nuk mund të fshihet.

Gjithashtu, përcolla përshëndetjet e përzemërta të z. Sali Berisha për z. Haubner dhe vlerësova miqësinë e gjatë mes Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Partisë Popullore Austriake, një marrëdhënie e ndërtuar ndër vite që nga koha e kancelarit Wolfgang Schüssel. Shqipëria meriton zgjedhje të lira, institucione të pavarura dhe një drejtësi që i shërben qytetarëve e jo pushtetit politik”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.