☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 28 July 2026
S&P 500 7,390 ▼0.31%
DOW 52,615 ▲0.78%
NASDAQ 24,601 ▼1.33%
NAFTA 81.47 ▼1.38%
ARI 4,030 ▼1.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $63,073 ▼ -3.03% ETH $1,873 ▼ -3.86% XRP $1.0484 ▼ -4.7% SOL $72.7400 ▼ -4.65%
S&P 500 7,390 ▼0.31 % DOW 52,615 ▲0.78 % NASDAQ 24,601 ▼1.33 % NAFTA 81.47 ▼1.38 % ARI 4,030 ▼1.16 % S&P 500 7,390 ▼0.31 % DOW 52,615 ▲0.78 % NASDAQ 24,601 ▼1.33 % NAFTA 81.47 ▼1.38 % ARI 4,030 ▼1.16 %
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057
28 Jul 2026
Breaking
Bota

GJENEVË – OKB shënon 75-vjetorin e Konventës për Refugjatët: “Mbajeni gjallë këtë premtim”

GJENEVË, 28 korrik /ATSH-DPA/- Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) ka shënuar sot 75-vjetorin e miratimit të Konventës së vitit 1951 për Statusin e Refugjatëve, dhe bëri thirrje për solidaritet përmes një deklarate të nënshkruar nga aktivistë dhe personalitete të njohura nga e gjithë bota.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Barham Salih tha se kjo konventë ka shpëtuar miliona jetë gjatë 75 viteve të fundit.

“Ajo prek thelbin e humanizmit tonë të përbashkët. Shtatëdhjetë e pesë vjet më parë, bota bëri një premtim për të mbrojtur njerëzit, që detyrohen të largohen nga vendet e tyre. Sot, përgjegjësia jonë është ta mbajmë gjallë këtë premtim për të gjitha brezat që do të vijnë”, u shpreh ai.

Konventa, e hartuar pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, përcakton se çdo person, pavarësisht se kush është apo nga cili vend vjen, ka të drejtë të kërkojë dhe të gëzojë mbrojtje kur përndiqet ose rrezikohet në vendin e tij.

Me rastin e 75-vjetorit, UNHCR ka nisur nismën “The Promise” (Premtimi), një deklaratë publike solidariteti.

Ndër nënshkruesit e parë janë udhëheqës fetarë, fitues të Çmimit Nobel, artistë, sportistë, drejtues biznesesh, përfaqësues të refugjatëve dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut. Mes tyre janë Malala Yousafzai, Angelina Jolie dhe Antonio Rüdiger.

Sipas UNHCR-së, më shumë se 41 milionë refugjatë në mbarë botën, vazhdojnë të jenë të zhvendosur me forcë, pasi janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës, dhunës ose përndjekjes.

Salih theksoi se Konventa nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e refugjatëve, por edhe me gjetjen e zgjidhjeve afatgjata.

“Duhet të veprojmë së bashku që, në fazat e para të zhvendosjes, në mënyrë që refugjatët të mos mbeten për vite të tëra pa zgjidhje. Duhet të mbështesim vendet dhe komunitetet pritëse, të krijojmë më shumë mundësi për refugjatët dhe të sigurojmë kushtet, që ata të mund të kthehen vullnetarisht në vendet e tyre ose të gjejnë zgjidhje të tjera të qëndrueshme”, tha ai. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.