☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.96 ▼3.03%
ARI 3,909 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,662 ▲ +1.07% ETH $2,308 ▲ +1.68% XRP $1.2612 ▲ +0.78% SOL $95.6400 ▼ -0.13%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.96 ▼3.03 % ARI 3,909 ▲0.26 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.96 ▼3.03 % ARI 3,909 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – RTL, gjiganti i medias, shkurton 500 vende pune pas blerjes së “Sky”

KËLN, 17 shtator /ATSH-DPA/- Gjiganti i medias, RTL planifikon të shkurtojë 500 vende pune në aktivitetet e tij në Gjermani dhe në kompaninë e sapoblerë “Sky Germany”, deri në fund të vitit 2027.

Kompania me seli në Luksemburg, bëri të ditur se pjesa më e madhe e shkurtimeve të vendeve të punës, do të bëhet gjatë vitit 2026.

“RTL Germany”, e cila bleu divizionin gjerman të “Sky” në fillim të këtij viti, tha se synon të shmangë pushimet nga puna për arsye operacionale.

Në vend të kësaj, disa kontrata që përfundojnë në të dyja kompanitë nuk do të rinovohen, ndërsa disa vende pune që janë aktualisht të lira nuk do të plotësohen.

Blerja pritet t’u sjellë kompanive sinergji vjetore prej 250 milionë eurosh brenda tre viteve.

Me “sinergji” këtu nënkuptohen kursime dhe përfitime financiare që krijohen nga bashkimi i dy kompanive.

Sipas RTL-së, pjesa më e madhe e këtyre kursimeve do të vijë nga optimizimi i kostove të përmbajtjes dhe të funksionimit.

RTL tha gjithashtu se do të eliminohen strukturat e dyfishta, do të bashkohen disa përgjegjësi dhe do të krijohen procese më efikase dhe më të përshtatshme, për të ardhmen dhe marrjen e vendimeve.

Drejtori ekzekutiv i “Bertelsmann”, kompanisë që zotëron “RTL Group”, deklaroi më herët se blerja e “Sky” do të ndikonte edhe te punonjësit.

“RTL Germany” kishte njoftuar në fund të vitit të kaluar, planet për të shkurtuar rreth 600 vende pune, si pjesë e një programi ristrukturimi.

Kompania e lidhi atë vendim me ndryshimet e mëdha në tregun e medias, situatën e vështirë ekonomike dhe të ardhurat e dobëta nga reklamat televizive. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.