⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.31 ▲1.28%
ARI 4,004 ▼0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,149 ▼ -2.1% ETH $2,236 ▼ -3.09% XRP $1.2474 ▼ -3.24% SOL $97.1700 ▼ -2.45%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.31 ▲1.28 % ARI 4,004 ▼0.69 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.31 ▲1.28 % ARI 4,004 ▼0.69 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Sporti

Gjimshiti përshëndet Bergamon dhe Atalantën: Gjithmonë në zemër, më dhatë më shumë se futbolli!

“Sot fillon një kapitull i ri. Por ka vende që nuk i lë dot vërtet. Mund të lësh një skuadër, mund të lësh një qytet, por një shtëpi e mbajmë brenda nesh”.

Janë fjalët që shkruan në profilin e tij në Instagram, Berat Gjimshiti, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare që u largua nga Atalanta për të kaluar tek Al-Diriya në Arabinë Saudite. Ai ka firmosur një kontratë dyvjeçare, me 3 milionë euro në sezon. Kapiteni kuqezi ka lënë Atalantën pas 334 ndeshjesh të luajtura.

Në postimin e tij, Gjimshiti përshkruan etapat e aventurës së tij me Atalantën: “Mbërrita në Bergamo 10 vite më parë si një lojtar i ri, me një ëndërr dhe shumë dëshirë për të treguar vlerat e mia. Sot largohem, duke e ditur se ky vend më ka dhënë më shumë se futbolli. Këtu u rrita si lojtar, si njeri dhe si baba. Këtu u rrit familja ime. Bergamo u bë shtëpi dhe Atalanta më shumë se një skuadër”.

Kulmi me fanellën e Atalantës për Gjimshtin ishte fitimi i Europa League 2 vjet më parë. “Këto vite kemi përjetuar fitore, humbje, netë të paharrueshme dhe arritje që ndoshta kohë më parë vetëm i ëndërronim. Ajo çfarë do të ruaj më shumë se çdo gjë tjetër janë njerëzit. Shokët e mi, trajnerët, gjithë stafet, çdo person që punon për këtë klub, familja Percassi, tifozët dhe gjithë qytetarët e Bergamos. Faleminderit për mbështetjen, që keni luftuar me ne dhe që më keni bërë mua dhe familjen time të ndihem pjesë e diçkaje speciale.

Asgjë nga ajo që kemi arritur nuk na është dhuruar. E kemi ndërtuar bashkë, me punë, sakrificë, disiplinë, zemër dhe atë mentalitet që bashkon thellësisht Atalantën me qytetin. Faleminderit për gjithçka, Bergamo. Faleminderit për gjithçka, Atalanta. Gjithmonë në zemër”, e mbyll postimin mbrojtësi shqiptar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.