Gjin Gjoni: Unë dhe Doktori jemi ‘Shqipëria e re’! Ata që thonë “Berisha n’burg” janë të pag
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, gjatë një prononcimi për emisionin Të Paekspozuarit, u shpreh se e ndjen veten pjesë të Shqipërisë së re që kërkojnë protestuesit.
I pyetur nga Ylli Rakipi lidhur me sloganin kryesor të protestës “Rama n’burg, Berisha n’burg”, Gjoni tha se ata që bërtasin për Berishën, janë të paguar.
Biseda në studio:
Ylli Rakipi: E kemi titullin “Protesta, Shqipëri e vjetër dhe Shqipëri e re”, duam të themi kanë ardhur Shqipëria e vjetër dhe Shqipëria e re. Është pak absurde dhe qesharake. Shqipëria e vjetër i ka bërë të gjitha gjërat këtu. Protestusit bërtasin “Rama n’burg, Berisha n’burg. Kryetari Berisha ironikisht e mbështet me shumë fuqi protestën. Si ta kuptojmë? Nëse e mbështet protestën, ai duhet të largohet. Ore në burg dakord jo, por të largohet.
Gjin Gjoni: Unë duhet të flas për atë që diskutuat. Situata për të cilën flasim sot, protesta nuk është për pasojë të një Zvërneci apo Rrjolli, është për shkak të mënyrës së qeverisjes 13 vjeçare dhe kupa është mbushur. Secili prej jush aty dhe qytetarët e dinë që kupa është mbushur. Janë shumë faktorë që kanë çuar të ngrihet populli në protestë. Një nga çështjet kryesore, është niveli i lartë i korrupsioni, vjedhja e zgjedhjeve, krimi i organizuar. Këto kanë bërë që të bashkohen të gjithë aktorët, dhe të dalin në konkluzion imediat, dorëheqja e Edi Ramës.
Tani, problemi shtrohet në protestë ka edhe njerëz që thonë, “Rama n’burg, Berisha n’burg. Çështja është e thjeshtë, njerëzit që janë në protestë, edhe nga informacionet që kam, rezulton se janë të paguar, sepse unë kam informacione që disa kryetarë të bashkisë, sjellin me autobusa dhe furgonë, njerëz që të bëjnë pis protestën. PD ka fajet e veta, në të gjithë problematikën, por edhe PD që ka denoncuar hap pas hapi problematikat që kanë përqafuar.
Ylli Rakipi: Ata bërtasin ndaj të gjithë establishmentit, që quajnë Shqpëri e vjetër. Gjenerata e re kanë probleme serioze, nuk paguajnë dot qiranë. Ju keni biseduar atje në parti për dorëheqje? Lidershipit i ka shkuar ndonjëherë mendja, sikur të ikë doktori të japë shembullin dhe mbetet vetë Rama aty? Ju si e keni këtë? Doktori, keni menduar, jeni ulur?
Gjin Gjoni: Çështja e parë madhorë është largimi i Ramës, kjo është kërkesa parësore. Kërkesa e grupit që udhëheq protestën, nuk kërkojnë largimin e opozitës, por ndryshimin, largimin e qeverisë, që është kosto për të gjithë popullatën shqiptare. Nëse për zotin Berisha është bërë hetim dhe vetting 35 vjeçar, në të gjithë të thënat dhe të pathënat, si ka qeverisur, në rastin tjetër, nuk keni dhe nuk guxojnë as ta thërrasin ata të SPAK. Ai rezulton të jetë ideatori i çdo mekanizmi dhe lidhje korruptive dhe lidhje me krimin dhe sot populli është ngritur, ky është Edi Rama. Kam informacione nga brenda, edhe për shkak të ish funksionit, që dosjet që janë në tavolinë, që kanë të bëjnë me koncesionet, krimin, pastrimin e parave, kanë një ideator. Ka fuqi SPAK të shkojë te Rama? Deri tani nuk ka shkuar, se çfarë do të ndodhë të shohim.
Ylli Rakipi: Protestuesit thonë duam Shqipëri të re. Ju e ndjeni veten si pjesë të Shqipërisë së re?
Gjin Gjoni: Pavarësisht se jam në moshë pothuajse me ata që janë në studio, në politikë kam hyrë rishtaz.
Ylli Rakipi: Të pyeta a e ndjen veten? Unë përshembull nuk e ndjej se nuk kam ç’të jap. Ti e ndjen?
Gjin Gjoni: Po sepse kam qenë pjesëmarrës në çdo kauzë që nga dita e parë.
Ylli Rakipi: Po doktori mund ta ndjejë veten për Shqipërinë e re? Ka vend për doktorin Shqipëria e re?
GJin Gjoni: Padyshim, që nga dita e parë e ka mbështetur protestën.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.