🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,606 ▲0.27%
DOW 52,103 ▲0.02%
NASDAQ 26,126 ▲0.56%
NAFTA 102.39 ▼3.25%
ARI 4,386 ▲1.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $75,430 ▼ -2.12% ETH $2,374 ▼ -2.88% XRP $1.2530 ▼ -11.19% SOL $96.2700 ▼ -4.31%
S&P 500 7,606 ▲0.27 % DOW 52,103 ▲0.02 % NASDAQ 26,126 ▲0.56 % NAFTA 102.39 ▼3.25 % ARI 4,386 ▲1.22 % S&P 500 7,606 ▲0.27 % DOW 52,103 ▲0.02 % NASDAQ 26,126 ▲0.56 % NAFTA 102.39 ▼3.25 % ARI 4,386 ▲1.22 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
16 Sht 2026
Breaking
Kronika

Gjykata e Lartë kundërshton projektligjin për pagat e magjistratëve: Nuk është reflektuar vendimi i Kushtetueses

Gjykata e Lartë i kërkon Kuvendit të mos miratojë projektligjin për pagat e magjistratëve në seancën plenare të 17 shtatorit, duke kundërshtuar mënyrën se si është zhvilluar procedura parlamentare dhe duke argumentuar se në tekstin e propozuar nuk është reflektuar në përmbajtje arsyetimi i Gjykatës Kushtetuese.

Në një reagim publik, Gjykata e Lartë shprehet se konsultimi me përfaqësuesit e gjyqësorit nuk ka qenë efektiv dhe se shqetësimet e ngritura prej tyre nuk kanë gjetur reflektim në projektligjin që pritet të votohet.

Sipas Gjykatës së Lartë, përfaqësuesit e gjyqësorit janë njoftuar më pak se dy orë përpara për t’u paraqitur në Komisionin për Çështjet Ligjore. Pavarësisht afatit të shkurtër, ata morën pjesë në dëgjesë, duke vlerësuar rëndësinë e situatës dhe përgjegjësinë institucionale.

Gjykata thekson se kishte përcjellë përmes Këshillit të Lartë Gjyqësor në Kuvend një opinion të plotë juridik dhe kushtetues, ku ngriheshin disa çështje që prekin sistemin gjyqësor në tërësi. Mes tyre përmenden paga referuese dhe raporti i saj me koeficientin 0.38 të pagës së Presidentit të Republikës, efektet pas datës 31 korrik 2026, trajtimi i pagave të prapambetura dhe ruajtja e hierarkisë së pagave brenda sistemit gjyqësor.

Gjykata kundërshton gjithashtu mënyrën e zhvillimit të dëgjesës në Komisionin për Çështjet Ligjore. Sipas saj, përfaqësuesve të gjyqësorit nuk iu vunë në dispozicion të gjitha amendamentet që ndryshonin projektligjin dhe as informacioni i plotë mbi opinionin financiar të Qeverisë.

“Dëgjesa nuk solli asnjë reflektim të dukshëm mbi argumentet e paraqitura”, thuhet në reagimin e Gjykatës së Lartë.

Sipas institucionit, konsultimi me pushtetin gjyqësor nuk duhet të mbetet një procedurë formale, por duhet të pasqyrojë shqyrtimin real të argumenteve të paraqitura.

Në reagimin e saj, Gjykata e Lartë i referohet edhe vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se ai nuk duhet vetëm të citohet në mënyrë formale, por arsyetimi i tij kushtetues duhet të reflektohet në përmbajtjen e ndërhyrjes së re ligjore.

“Nga një komision parlamentar që shqyrton kushtetutshmërinë dhe cilësinë juridike të legjislacionit pritet jo thjesht të citojë një vendim të Gjykatës Kushtetuese, por të analizojë dhe të reflektojë arsyetimin e tij në normën që propozon për votim”, thuhet në deklaratë.

Në përfundim, Gjykata e Lartë i kërkon Kuvendit të mos e kalojë për shqyrtim dhe miratim në seancën plenare të 17 shtatorit projektligjin në formën që ndodhet aktualisht.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.