☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 29 July 2026
S&P 500 7,429 ▲0.21%
DOW 52,747 ▲1.03%
NASDAQ 24,877 ▼0.22%
NAFTA 82.20 ▲3.71%
ARI 4,031 ▼0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
₿ CRYPTO
BTC $64,052 ▲ +0.98% ETH $1,910 ▲ +1.55% XRP $1.0832 ▲ +2.48% SOL $73.5500 ▲ +0.45%
S&P 500 7,429 ▲0.21 % DOW 52,747 ▲1.03 % NASDAQ 24,877 ▼0.22 % NAFTA 82.20 ▲3.71 % ARI 4,031 ▼0.18 % S&P 500 7,429 ▲0.21 % DOW 52,747 ▲1.03 % NASDAQ 24,877 ▼0.22 % NAFTA 82.20 ▲3.71 % ARI 4,031 ▼0.18 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
29 Jul 2026
Breaking
Politika

Gjykata lë në qeli 5 protestuesit e PD, Berisha: U lanë në burg pa prova dhe pa fakte

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sot pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të lënë në “arrest me burg” pesë nga protestuesit e ndaluar të premten në mbrëmje gjatë tubimit të organizuar nga Partia Demokratike.

Sipas tij, të ndaluarit janë mbajtur në burg pa prova dhe pa fakte. Berisha shprehu mirënjohje për qytetarët që morën pjesë në protestë, duke e cilësuar atë si një “uragan të fuqishëm lirie”.

“Dua të shpreh mirënjohjen ndaj dhjetëra e mijëra qytetarëve që me uraganin e fuqishëm të lirisë të premten që shkoi, shndërruan zërin e shqiptarëve guximtarë në jehonën më të fuqishme botërore. Sonte unë kam një mirënjohje dhe përshëndetje shumë të përzemërt për heronjtë e kryengritjes paqësore të 17 prillit, Klement Çuçka, Bujar Tusha, Henri Shapllo, Mirvet Toçilla dhe Sem Bici,” u shpreh Berisha.

Berisha tha se “lirimi i tyre urgjent nga burgu do të jetë një nga betejat e Partisë Demokratike.”

Për herë të parë pas 7 protestash kombëtare, 5 nga 11 protestuesit e opozitës u lanë në qeli pas sulmeve me molotovë ndaj institucioneve dhe policisë. Vendimi u mor nga gjyqtari Enkel Peza, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, pas arrestimit në flagrancë të protestuesve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.