☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 07 August 2026
S&P 500 7,742 ▲0.41%
DOW 53,928 ▲0.08%
NASDAQ 26,605 ▲0.98%
NAFTA 78.35 ▲1.37%
ARI 4,395 ▲2.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
₿ CRYPTO
BTC $64,965 ▲ +0.5% ETH $1,916 ▲ +0.18% XRP $1.0261 ▼ -1.7% SOL $73.8800 ▲ +0.82%
S&P 500 7,742 ▲0.41 % DOW 53,928 ▲0.08 % NASDAQ 26,605 ▲0.98 % NAFTA 78.35 ▲1.37 % ARI 4,395 ▲2.21 % S&P 500 7,742 ▲0.41 % DOW 53,928 ▲0.08 % NASDAQ 26,605 ▲0.98 % NAFTA 78.35 ▲1.37 % ARI 4,395 ▲2.21 %
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
07 Aug 2026
Breaking
Kosova

Gjykata Supreme ka edhe dy ditë për të vendosur mbi ankesat zgjedhore

Gjykata Supreme ka edhe dy ditë afat ligjor për të vendosur lidhur me pesë ankesat e paraqitura nga subjektet politike dhe kandidatët që kundërshtojnë rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit.

Nga kjo gjykatë kanë bërë të ditur se ankesat janë ende në shqyrtim dhe se vendimet do të merren brenda afatit të paraparë me ligj.

Përgjigjja e Gjykatës Supreme:

“Ju njoftojmë se ankesat administrative të paraqitura në Gjykatë Supreme, kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa-PZAP, janë duke u shqyrtuar. Vendimet do të merren Brenda afatit ligjor prej pesë ditësh, nga data e pranimit të ankesave”.

Në pritje të këtyre vendimeve është edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se nëse vendimet e Gjykatës Supreme nuk përmbajnë obligime për KQZ-në, atëherë institucioni do të procedojë menjëherë me certifikimin e rezultateve përfundimtare. Në të kundërtën, fillimisht do të zbatohen obligimet e përcaktuara nga Gjykata, e më pas do të bëhet certifikimi.

Monitoruesit e procesit zgjedhor vlerësojnë se me përfundimin e shqyrtimit të ankesave në Gjykatën Supreme përmbyllet edhe faza e mjeteve juridike, duke i hapur rrugë certifikimit të rezultateve. Pas këtij momenti, as subjektet politike dhe as kandidatët nuk kanë më të drejtë të paraqesin ankesa lidhur me rezultatin zgjedhor.

“Kemi interpretime dhe vendime të gjykatës kushtetuese të Kosovës, të cilat e kanë bërë të qartë që afati 30 ditor për konstituimin e Kuvendit duhet të filloj të llogaritet nga dita e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe pres që deputetët e Kuvendit të Kosovës, në momentin që certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të mblidhen dhe rrjedhimisht ta konstituojnë sa më shpejt Kuvendin e Kosovës sepse ky afati 30 ditor i obligon jo vetëm që të caktohet seanca por edhe të përfundohet seanca brenda këtij afati”, tha Vullnet Bugaqku, Instituti Demokratik i Kosovës.

Sipas Bugaqkut, mbetet ende e paqartë se çfarë pasojash juridike do të kishte mosrespektimi i këtij afati, pasi as Kushtetuta dhe as Rregullorja e Punës së Kuvendit nuk e saktësojnë këtë çështje.

Aktualisht, në Gjykatën Supreme janë në shqyrtim ankesat e Listës Serbe, Partisë së Re Demokratike si dhe të dy kandidatëve të PDK-së për deputetë, Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.