☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 23 June 2026
S&P 500 7,473 ▼0.37%
DOW 51,713 ▲0.29%
NASDAQ 26,167 ▼1.32%
NAFTA 73.62 ▼0.32%
ARI 4,131 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $62,116 ▼ -4.52% ETH $1,650 ▼ -6.45% XRP $1.1001 ▼ -4.7% SOL $68.8900 ▼ -7.37%
S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 73.62 ▼0.32 % ARI 4,131 ▼1.72 % S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 73.62 ▼0.32 % ARI 4,131 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Kronika

Gjyqi ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, pyetet dëshmitari i radhës. Shtyhet seanca për më 14 korrik

Në Gjykatën e Posaçme këtë të martë është zhvilluar seanca e radhës në gjyqin ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli. Në seancë u mor në pyetje dëshmitari Aleksandër Dodani.

Ai u shpreh se me kryebashkiakun nuk ka patur kontakt. Sipas tij, Shkreli e ka marrë njëherë në telefon dhe i ka kërkuar që një mik i tij demokrat të votojë për PS-në. Ai shtoi se Shkreli nuk e ka kërcënuar.

Pas dëshmisë prokurori Dritan Prençi kërkoi kohë që të paraqesë provat shkresore dhe shtyrjen e seancës. Seanca u shty për më 14 korrik në orën 14:00.

Diskutimet në seancë:

Aleksandër Dodani: E njoh Kristjan Shkrelin është kryetari i Bashkisë tonë. Unë nuk kam patur kontakt me Kristjanin, ai më ka marrë në telefon një herë. Se çfarë bisede kemi bërë kam dhënë sqarime në SPAK. Unë kam një mikun tim në fshatin Naraç, krushkun, ai është i djathtë, unë jam i majtë.

Kristjan Shkreli më ka marrë në telefon dhe me ka kërkuar t’i kërkoja mikut tim të votonte Partinë Socialiste. Kristjani nuk më ka bërë asnjë presion. Krushku votoi për Partinë Demokratike.

Prokurori Prençi: Kërkoj kohë të paraqes provat shkresore, ndaj kërkoj shtyrjen e seancës.

Shkreli u mor i pandehur për korrupsion zgjedhor, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Ai akuzohet se nëpërmjet premtimeve për investime publike ka kërkuar vota për Partinë Social- Demokrate.

Gjatë fushatës kryeministri Edi Rama iu drejtua Shkrelit në një takim: Kristian, mos më luaj me dy porta. Shkreli është përfaqësues i zgjedhur i PS, por njihet dhe si i afërt me PSD.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.