☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,701 ▼0.56%
DOW 53,372 ▼0.16%
NASDAQ 26,332 ▼1.17%
NAFTA 84.11 ▲0.44%
ARI 4,420 ▼1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,760 ▲ +0.8% ETH $1,915 ▲ +0.32% XRP $1.0012 ▼ -0.04% SOL $77.0200 ▲ +1.5%
S&P 500 7,701 ▼0.56 % DOW 53,372 ▼0.16 % NASDAQ 26,332 ▼1.17 % NAFTA 84.11 ▲0.44 % ARI 4,420 ▼1.2 % S&P 500 7,701 ▼0.56 % DOW 53,372 ▼0.16 % NASDAQ 26,332 ▼1.17 % NAFTA 84.11 ▲0.44 % ARI 4,420 ▼1.2 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Politika

Gonxhja: Njerëzit duhet të informohen se kush iu flet, kujdes nga kush po e merr sheshin…

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka deklaruar në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1 se sa i përket protestës njerëzit duhet të informohen kush iu flet, kujdes nga kush po e merr sheshin.

Sipas tij, detyra e qeverisë është që “t’u themi qytetarëve: kujdes se kush po ju udhëheq, kujdes se kush po ju merr sheshit, kujdes se kush po ju çon ku”.

“Detyra jonë është që qytetarët të jenë të mirëinformuar se me kë po flasin dhe drejt çfarë rruge po u mbledhin për t’u nisur.

Por detyra jonë është t’u themi qytetarëve: kujdes se kush po ju udhëheq, kujdes se kush po ju merr sheshit, kujdes se kush po ju çon ku”, u shpreh Gonxhja.

Ai theksoi se aktualisht duhet pasur parasysh ekonomia

“Gropa e skemës së pensioneve ka qenë mbi 600 milionë euro. Punuam, punuam, punuam. Unë natyrisht kam qenë një ndër ministrat e radhës që kam punuar për ta ulur këtë gropë në 180 milionë euro.

Kjo gropë erdhi nga një reformë e gabuar pensionesh, e cila në vitet para 2014 e groposi skemën e pensioneve. Ne sot e kësaj dite, dhe për nja 10-15 vjet të tjera, do të paguajmë.

Natyrisht, sepse skema… Njerëzit duhet ta dinë. E vërteta është shumë e lodhshme nganjëherë. Tani unë po ju them: kush nga ne nuk e di këtë gjë? Nuk bëhet dot që ti të shkosh papritur dhe ta injektosh skemën e pensioneve me gjithë buxhetin e shtetit. Sepse duhet të investosh, sepse pagat… Kjo nuk pritet. Dhe do të donin t’u jepnim nga 1.000 e nga 2.000 lekë. Po kjo gjë nuk bëhet në rast se nuk rritet ekonomia. E kanë provuar shtete të ndryshme, kanë marrë kredi miliarda eurosh dhe kanë vënë, kanë rrezikuar ekonomitë e tyre dhe nuk është kaq kollaj. Po nuk funksionon ekonomia, nuk rriten pensionet”, deklaroi më tej Gonxhja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.