🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.26 ▼0.21%
ARI 3,965 ▼0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,174 ▼ -1.15% ETH $2,260 ▼ -0.48% XRP $1.2521 ▲ +0.58% SOL $92.5300 ▼ -1.53%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.26 ▼0.21 % ARI 3,965 ▼0.11 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.26 ▼0.21 % ARI 3,965 ▼0.11 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

GREQI – Program i ri armatimi prej 4,2 miliardë eurosh

ATHINË, 23 korrik /ATSH-AFP/ – Greqia ka miratuar një program të ri armatimi me vlerë 4,2 miliardë euro, ku pjesa më e madhe e fondeve do të shkojë për blerjen e një sistemi të avancuar të mbrojtjes ajrore dhe kundërraketore nga Izraeli.

Sipas një burimi në Ministrinë greke të Mbrojtjes, sistemi i quajtur “Mburoja e Akilit” kushton rreth 3,0 miliardë euro dhe u miratua gjatë mbledhjes së Këshillit Qeveritar për Mbrojtjen dhe Punët e Jashtme.

Ky sistem shumështresor synon të mbrojë territorin grek nga dronët, avionët luftarakë, raketat e lundrimit dhe raketat balistike, duke integruar disa teknologji të ndërlidhura të mbrojtjes ajrore.

Paketa e re e armatimit përfshin gjithashtu blerjen e avionëve transportues “C-390” “Millennium”, dronëve “Heron”, raketave për helikopterët sulmues “Apache”, mjeteve detare të fshehta “Victa” për operacione speciale, si dhe sistemeve sonar për fregatat e marinës greke.

Athina vazhdon të mbajë një nga buxhetet më të larta të mbrojtjes në NATO, duke shpenzuar rreth 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, mbi objektivin prej 2% të aleancës.

Autoritetet greke e justifikojnë këtë nivel investimesh me tensionet e vazhdueshme me Turqinë, e cila gjithashtu është anëtare e NATO-s.

Në prill të vitit 2025, qeveria e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis prezantoi një plan 12-vjeçar modernizimi të forcave të armatosura me vlerë rreth 25 miliardë euro, të cilin e cilësoi si reformën më të madhe ushtarake në historinë moderne të vendit.

Që nga ardhja në pushtet e Mitsotakisit në vitin 2019, Greqia ka investuar ndjeshëm në forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake, duke blerë fregatat franceze “Belharra”, avionët luftarakë “Rafale” dhe duke nënshkruar marrëveshje për furnizimin me 20 avionë amerikanë “F-35”.

Gjithashtu, në prill të këtij viti, Greqia dhe Franca rinovuan marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron ritheksoi mbështetjen e Parisit për sovranitetin grek në rast kërcënimi. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.