🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,855 ▼ -0.22% ETH $2,364 ▼ -0.84% XRP $1.3101 ▲ +1.32% SOL $102.4500 ▼ -0.28%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Politika

Grisja e flamurit izraelit, Çupi: Protesta dëshmoi që është raciste dhe mbështetet nga Irani

Analisti Frrok Çupi, në një intervistë në “News Hour” në “ABC News” ka komentuar protestën e zhvilluar në Tiranë dhe incidentin e regjistruar pranë Ambasadës së Izraelit, ku disa protestues të maskuar hoqën flamurin izraelit.

Sipas Çupit, ngjarja dëshmoi praninë e elementeve të dhunshme dhe ekstremiste brenda protestës. Ai e cilësoi protestën si një aktivitet politik që, sipas tij, bie ndesh me interesat e Shqipërisë dhe procesin e integrimit europian.

“Protesta dëshmoi që është raciste. Një protestë allasoj. Zullumi këputet aty ku është dhe ky është një aktivitet politik kundër Shqipërisë dhe kundër integrimit”, u shpreh ai.

Analisti shtoi se protesta kishte karakter të dhunshëm dhe se në të mund të ketë pasur infiltrime. Ai pretendoi gjithashtu se protesta mbështetet nga Irani dhe paralajmëroi për rrezikun që, sipas tij, paraqesin grupe të tilla, pavarësisht se i konsideroi në pakicë.

“Protesta dëshmoi që është raciste dhe mbështetet nga Irani. Jemi shumë të rrezikuar prej këtyre njerëzve edhe pse janë në minorancë”, deklaroi Çupi.

Më tej, ai tha se protesta po cenon të drejtat e qytetarëve dhe e cilësoi atë si një lëvizje të dobët, e cila sipas tij financohet nga aktorë të jashtëm.

“Po u hiqen të drejtat njerëzve, për të folur dhe për të ecur. Është një lëvizje shumë e dobët e financuar sa nga Irani apo vende të tjera”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.