☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,524 ▲ +0.22% ETH $2,254 ▲ +0.38% XRP $1.2519 ▼ -0.33% SOL $95.3700 ▼ -1.04%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1–9

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka njoftuar se nga sot, 27 korrik, është hapur aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët, përkatësisht për klasat 1 deri në 9.

Sipas njoftimit të ministrisë, aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur deri më 9 gusht 2026.

“Nga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9). Aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026”, thuhet në njoftimin e MASH-it.

Ministria ka bërë të ditur se mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit ose kujdestarit që aplikon.

“Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit. Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë, si dhe të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara”, thekson ministria.

Sipas MASH-it, aplikimi u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Kosovë, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të vendit.

“Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim. Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën libri@rks-gov.net”, thuhet në njoftim.

Ministria rikujton gjithashtu se, në përputhje me Udhëzimin Administrativ nr. 13/2016, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore, të cilat duhet të dorëzohen në fund të vitit mësimor në gjendje të rregullt.

“Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato”, theksohet më tej.

MASH ka bërë të ditur se të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar, ndërsa për paqartësi qytetarët mund të kontaktojnë ministrinë përmes adresës elektronike libri@rks-gov.net ose në numrin e telefonit +383 (0) 38 200 65 049. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.