☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.77 ▲0.75%
ARI 4,024 ▼0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $78,748 ▼ -3.15% ETH $2,268 ▼ -3.92% XRP $1.2452 ▼ -6.14% SOL $96.6300 ▼ -5.63%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.77 ▲0.75 % ARI 4,024 ▼0.17 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.77 ▲0.75 % ARI 4,024 ▼0.17 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

Haradinaj kujton dorëheqjen e para shtatë vjetëve: Shkova në Hagë si qytetar, jo si kryeministër

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar shtatëvjetorin e dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit, duke thënë se vendimi i marrë në atë kohë ishte i bazuar në parime që, sipas tij, nuk kanë ndryshuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj rikujtoi se kishte dhënë dorëheqje për herë të dytë nga posti i kryetarit të Qeverisë për t’iu përgjigjur ftesës së Dhomave të Specializuara në Hagë.

“Para 7 viteve dhashë dorëheqje për të dytën herë nga posti i Kryetarit të Qeverisë së vendit”, shkroi Haradinaj.

Ai theksoi se në atë kohë kishte vendosur të paraqitej në Hagë si qytetar dhe jo si kryeministër.

“Atëherë deklarova se nuk shkoj të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si kryetar qeverie por si qytetar”, u shpreh ai.

Haradinaj shtoi se në atë periudhë kishte vlerësuar se Kosovës po i bëhej presion lidhur me procesin e njohjes nga Serbia, ndërsa kishte kundërshtuar çdo ide për ndarje të vendit.

“Kosovës po i bëhej presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia dhe se ndarja dhe ‘Dodik Republika’ për Kosovën janë të papranueshme”, tha ai.

Në fund të postimit, ai theksoi se qëndrimi i tij mbetet i pandryshuar.

“Qëndrimi im atëherë ishte i qartë dhe i palëkundur. Ai mbetet i njëjtë edhe sot”, përfundoi Haradinaj. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.