🌫️
Tiranë 9°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.18 ▼0.95%
ARI 3,943 ▲0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $75,973 ▼ -1.21% ETH $2,236 ▼ -0.82% XRP $1.2480 ▼ -0.14% SOL $90.5000 ▼ -1.73%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.18 ▼0.95 % ARI 3,943 ▲0.07 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.18 ▼0.95 % ARI 3,943 ▲0.07 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

Harta e zjarreve, ja 4 zonat problematike! Ministria e Mbrojtjes: Nga 16 vatra deri tani, 10 ende aktive! 6 mjete ajrore e mbi 2

Ministria e Mbrojtjes përditësoi situatën e zjarreve në vend për ditën e sotme (21 gusht).

Bëhet me dije se deri në orën 14:00 janë regjistruar 16 vatra zjarri, nga të cilat 10 mbeten aktive dhe 2 nën mbikëqyrje.

Në mbështetje të operacioneve janë angazhuar 240 forca ushtarake, 3 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor të Forcës Ajrore.

Por si paraqitet situata e vatrave në vend?

-Gojan–Gjegjan, Pukë – Situata paraqitet e qetë dhe aktualisht nuk ka rrezik për banesat. Në terren janë 6 automjete zjarrfikëse me 29 efektivë MZSH, 10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 50 forca bashkiake dhe 50 vullnetarë, të mbështetur nga 40 efektivë të FA-së, 1 automjet zjarrfikës dhe 2 helikopterë. Mjetet janë stacionuar në pikat me rrezik riaktivizimi për ndërhyrje të menjëhershme.

-Dukat, Vlorë – Vijon operacioni në zonën e Shatës, ku vatra ka marrë shtrirje të konsiderueshme gjatë natës në drejtim të malit, por nuk rrezikohen banesa. Janë angazhuar 2 automjete zjarrfikëse me 9 efektivë, 8 punonjës të pyjores, 12 forca të Njësisë Administrative Orikum dhe 40 efektivë të FA-së, me mbështetje ajrore nga 2 avionë Air Tractor.

-Mal Milot, Kurbin – Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin me pisha, pa rrezik për banesat. Operacioni zhvillohet me 1 automjet zjarrfikës dhe 7 efektivë MZSH, 12 forca policore, 35 forca bashkiake dhe 30 efektivë të FA-së, të mbështetur nga 2 automjete zjarrfikëse të FA-së dhe 1 helikopter.

-Dajt, Tiranë – Vijon puna për izolimin e vatrave të mbetura. Një pjesë janë izoluar plotësisht dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në operacion janë 30 forca ushtarake, 13 efektivë MZSH dhe 9 forca të AZM-së, me mbështetjen e 2 helikopterëve të FA-së.

-Në vatrat e tjera vijon ndërhyrja dhe monitorimi nga strukturat vendore dhe operacionale, me fokus mbajtjen nën kontroll të situatës dhe parandalimin e riaktivizimeve.

“Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve”, njofton MM.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.