Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 09 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲0%
ARI 4,400 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $65,102 ▲ +0.04% ETH $1,921 ▲ +0.06% XRP $1.0412 ▼ -0.13% SOL $77.1300 ▲ +1.17%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲0 % ARI 4,400 ▲0 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲0 % ARI 4,400 ▲0 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
09 Aug 2026
Breaking
Bota

Hegseth njofton një grup pune të përbashkët me DoJ, do të ndjekin penalisht rrjedhjet e informacioneve në shtyp

Sekretari i mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth njoftoi të hënën se Pentagoni dhe Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së kanë krijuar një taskforcë të përbashkët për të identifikuar dhe ndjekur penalisht atë që ai e quajti “zbulim i paautorizuar i informacionit të ndjeshëm” në shtyp.

Në një video të postuar në X, Hegseth tha se për të luftuar rreziqet që paraqesin rrjedhjet e informacionit, në mënyrë efektive menjëherë, i ka deleguar autoritetin e dhënies së detyrave zyrës së këshilltarit të përgjithshëm të departamentit të luftës, duke i dhënë fuqi OGC-së të kërkojë dhe të marrë të gjitha informacionet, të dhënat dhe mbështetjen në të gjithë departamentin në lidhje me hetimet e rrjedhjeve të informacionit në media.

“Informacioni i rrjedhur rrezikon jetë, këto mjete dhe procese të reja do të na ndihmojnë shumë në mbrojtjen e forcës sonë të përbashkët”, tha ai.

“Siguria e kombit tonë nuk mund të jetë një monedhë negociuese për ata që kërkojnë tituj të përkohshëm lajmesh, qasja në informacione konfidenciale dhe sekrete është një besim i shenjtë dhe ata që e tradhtojnë atë besim do të përballen me forcën e plotë të ligjit”, shtoi ai.

Taskforca e re vjen pasi gjatë fundjavës, New York Times tha se administrata Trump lëshoi ​​thirrje në gjyq për disa gazetarë të gazetës, pasi ata raportuan mbi shqetësimet e sigurisë në lidhje me aeroplanin e ri të Donald Trump, dhuratë nga Katari.

Të mërkurën, gazeta Times raportoi se Trump e la Turqinë në bordin e avionit të vjetër Air Force One, në vend të avionit të tij të ri të dhuruar nga Katari, si një masë paraprake sigurie me kërkesën e Shërbimit Sekret. Të nesërmen, gazeta raportoi se Air Force One të ri nuk kishte disa nga karakteristikat e përparuara të sigurisë së avionit të vjetër. Të dyja lajmet cituan burime anonime.

Të shtunën, gazeta Times tha se gazetarëve të tyre u ishin lëshuar thirrje në gjykatë, me qëllim që t’i detyronin të dëshmonin para një jurie të madhe federale në Manhattan këtë javë.

Gazeta New York Times i përshkroi thirrjet në gjyq si një një përshkallëzim të jashtëzakonshëm në përpjekjet e Presidentit Trump për të kërcënuar dhe frikësuar organizatat e pavarura të lajmeve.

Kjo ndodh pasi në fillim të këtij viti, departamenti i drejtësisë kërkoi gjithashtu të detyronte dëshmi nga gazetarët e Wall Street Journal dhe Washington Post, përpara se të tërhiqte thirrjet në gjyq pasi ato u kundërshtuan nga organizatat e lajmeve.

Dhe në janar, agjentët federalë ndërmorën hapin e jashtëzakonshëm të bastisjes së shtëpisë së një gazetari të Washington Post si pjesë e një hetimi mbi trajtimin e të dhënave të klasifikuara nga një kontraktor qeveritar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.