☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 05 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.15 ▲0.04%
ARI 4,173 ▲0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $86,653 ▲ +2.23% ETH $2,734 ▲ +1.78% XRP $1.5209 ▲ +2.29% SOL $122.0700 ▲ +1.95%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.15 ▲0.04 % ARI 4,173 ▲0.25 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.15 ▲0.04 % ARI 4,173 ▲0.25 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
05 Tet 2026
Breaking
Sporti

Henry kurorëzon trajnerin Arteta: Ky Arsenal, më i fortë se i imi dhe “Të pathyeshmëve”

I rikthyer në krye të Premier League dhe në finale të Champions League pas 20 vitesh. Pa asnjë dyshim, ishte java e Arsenalit. Skuadra e trajnerit Arteta po bën diçka të jashtëzakonshme, duke hyrë në historinë e “Topçinjve”.

Dhe sipas një legjende kalibri të klubit, Thierry Henry, edhe sot shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Arsenalin me 228 gola, kjo skuadër është më e fortë se e “Të pathyeshmëve” të 2004-ës, kur u shpall kampione në Premier League pa asnjë humbje.

“Kur sheh atë që ky grup ka realizuar, duhet të kthehesh pas në mendime, – ka thënë “Titi” për CBS. – Shpesh flasim për “Të pathyeshmit” e 2004-ës, por çfarë duhet të themi për këtë skuadër të pathyeshme në Champions League? Është në një nivel krejt tjetër. Në Europë nuk ka marzh gabimi. E pamë qartë në gjysmëfinale ndaj Atlético.

Të gjithë mendonin: ‘Ky është një matkh, sepse e dimë se sa atyre u pëlqen të na tërheqin në baltë. Por Arsenali u tregua i duruar, i mundi me të njëjtën mënyrë loje, në një ndeshje shahu mental”.

Më tej Henry ka theksuar se ky Arsenal e ka shkruar tashmë historinë: “Të shkosh në finale pa asnjë humbje është një tregues i qartë për botën se Arsenali po ndryshon standardet. Jam një tifoz dhe të shoh klubin tim të mishërojë ADN-në e veriut të Londrës me shumë klas, emocionohem dhe jam gati të qaj.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.