☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 22 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 75.59 ▼0.34%
ARI 4,190 ▼1.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $63,952 ▼ -0.71% ETH $1,732 ▼ -0.23% XRP $1.1316 ▼ -1.51% SOL $73.5800 ▲ +0.11%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.59 ▼0.34 % ARI 4,190 ▼1.33 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.59 ▼0.34 % ARI 4,190 ▼1.33 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
22 Jun 2026
Breaking
Kronika

Hetimet: Terroristët folën me ISIS-in

Antiterrori dhe Shërbimi Informativ duket se janë të alarmuar pak ditë para ndeshjes Shqipëri-Izrael, për shkak të  komunikimeve të zhvilluara në telefon mes katër të arrestuarve  dhe  disa personave aktivë në Siri, si të përfshirë në organizatën terroriste ISIS.

Në fakt përgjimet tregojnë se disa nga të dyshuarit kanë folur edhe më herët në telefon, menjëherë pas dënimit të 9 imamëve, ku ata i kanë premtuar njëri-tjetrit se do të godasin e do të marrin hak.

Nisur nga mënyra sesi reagon ISIS-i, që godet për të shkaktuar sa më shumë panik, autoritetet vepruan menjëherë një ditë përpara se të mbahej mesha e Lumnimit të 38 martirëve të kishës katolike dhe një javë para se të mbahej ndeshja e futbollit Shqipëri-Izrael.

Një burim tha se për këtë shkak është urdhëruar një ditë para ceremonisë shoqërimi e më pas arrestimi i Xhezair Fishtit, Bekim Protopapës, Ergys Faslisë dhe Medat Hasanit.

Por për shkak se ky është një operacion në bashkëpunim me shërbimet inteligjente të huaja, organet e hetimit janë tepër të rezervuara për të dhënë detaje konkrete mbi veprimet e të arrestuarve që tashmë janë në burg sipas një mase sigurie të vendosur nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Edhe avokatët që përfaqësuan të dyshuarit kanë firmosur para gjykatës se mbajnë përgjegjësi ligjore për çdo informacion që mund të dalë pas seancës së zhvilluar në gjykatë.

Prokurori në seancë ka lexuar vetëm veprat për të cilat dyshohen Fishti, Protopapa, Faslia dhe Hasani duke u përqëndruar veçanërisht tek rekrutimi i shqiptarëve për të marrë pjesë në luftime në Siri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.