☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.47 ▼1.58%
ARI 3,905 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,188 ▲ +0.68% ETH $2,273 ▲ +0.56% XRP $1.2466 ▼ -0.55% SOL $94.2000 ▼ -1.56%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.47 ▼1.58 % ARI 3,905 ▲0.15 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.47 ▼1.58 % ARI 3,905 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kronika

Himara një ditë pas flakëve! 6 banesa të djegura, banori preket gjatë intervistës: Tmerr

Një ditë pasi Himara u përfshi nga flakët, pasojat e zjarrit janë ende të dukshme. Gjashtë banesa janë djegur, ndërsa zjarri vijon edhe ditën e sotme, por tashmë nën kontroll.

Banorët e zonës tregojnë momentet e frikshme kur flakët iu afruan banesave dhe u detyruan të largoheshin. Një prej tyre rrëfen se zjarri zbriti nga lart drejt shtëpive, ndërsa policia ndërhyri për evakuimin e banorëve.

Qytetarja: Zjarri erdhi nga lart dhe, pak nga pak, zbriti poshtë te ne. Erdhi policia, na nxorën të gjithëve. U dogj edhe shtëpia e një kushëriri të burrit tim.

Banorja tregon se banesat janë të banuara dhe se dëmet brenda tyre janë të mëdha.

Qytetarja: Zjarri është futur brenda, ka marrë çdo gjë… është shkatërruar fare, fare, fare.

Por momenti më emocional vjen gjatë intervistës me një tjetër banor. I pyetur për situatën, ai nuk i fsheh emocionet teksa kthehet nga zona e përfshirë nga zjarri.

Gazetarja: Si është situata?

Qytetari: Tmerr!

Kur gazetarja e pyet nëse janë rrethuar nga flakët, banori kthehet dhe tregon me dorë drejt terrenit të djegur. I prekur emocionalisht nga ajo që sheh, ai e ka të vështirë të flasë, ndërsa kamera vijon të fokusohet te zona e shkrumbuar.

Pamjet tregojnë edhe zgjojet e bletëve të djegura dhe të dëmtuara nga flakët, duke dëshmuar pasojat që zjarri ka lënë pas.

Ndërkohë, ekipet në terren vijojnë punën për izolimin e vatrave të mbetura, ndërsa situata e zjarrit në Himarë është më e kontrolluar se një ditë më parë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.