☁️
Tiranë 28°C · Vranët 30 June 2026
S&P 500 7,499 ▲0.79%
DOW 52,319 ▲0.26%
NASDAQ 26,214 ▲1.52%
NAFTA 70.08 ▼0.95%
ARI 4,034 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $58,704 ▼ -2.91% ETH $1,575 ▼ -3.09% XRP $1.0433 ▼ -2.33% SOL $73.6200 ▼ -2.72%
S&P 500 7,499 ▲0.79 % DOW 52,319 ▲0.26 % NASDAQ 26,214 ▲1.52 % NAFTA 70.08 ▼0.95 % ARI 4,034 ▼0.13 % S&P 500 7,499 ▲0.79 % DOW 52,319 ▲0.26 % NASDAQ 26,214 ▲1.52 % NAFTA 70.08 ▼0.95 % ARI 4,034 ▼0.13 %
EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216
30 Jun 2026
Breaking
Kosova

Hoxha i Zlipotokut u vra para derës së shtëpisë me thikë, djali i axhës jep detaje

Fshati Zlipotik i Dragashit u trondit mbrëmë pasi hoxha i këtij katundi, Gazmend Terhovci, u vra me thikë para derës së shtëpisë nga një bashkëfshatar i tij.

Djali i axhës të hoxhë Gazmendit, Benjamini, tregoi për KosovaPress se të njëjtit kishin probleme edhe para një viti e gjysmë, por, mbrëmë mosmarrëveshja eskaloi për ushqim të bagëtive.

“Para një viti, një vit e gjysmë kishte problem hoxha me këtë monstrumin. Ai e ka kërcënuar hoxhën që vijnë me mitraloz në shtëpi këtu, edhe hoxha e ka lajmëruar policinë disa herë, ama ata s’e kanë hap asnjë rast për këtë. Unë s’po besoj që është mirë me mend. Këtë vetëm një monstrum mundet me bë ashtu diçka. Po, për sanë ishte problemi. Hoxha e ka kosit një livadh që s’është, as ai, as hoxha s’është pronar i livadhit, sepse këtu asnjëri s’jeton, mundemi me kosit. Asnjëri s’përdor sanën, ne e përdorim. Edhe kur e ka kosit hoxha, ai ka ardhë edhe po thotë ‘sana është e jemja’. Edhe hoxha po thotë ‘s’o problem merre sanën, s’ka nevojë problem për sana me pasë”, tha Benjamini për KP.

Terhovci tha se pak minuta para momenteve kritike, bashkë me të dyshuarin për vrasje ishte edhe babai i tij, të cilët ishin në një kafene afër. Sipas tij, të dy kanë shkuar tek hoxha për të biseduar e më pas djali e ka sulmuar me thikë prapa në shpinë, dyshohet 15-16 herë.

“Ky djali edhe baba kanë dalë prej kafes bashkë. Edhe kanë ardhur këtu te hoxha. Ne si njerëz po shkojmë te hoxha me fol nëse kemi diçka problem, po flasim me hoxhën, hoxha s’po mbyll derën, as në ora 3, mundeni me ardhë te hoxha. Edhe ai ka ardhë. Pas dy minutave vetëm babai ka shkuar te kafja prapë edhe po thotë ‘shkoni këqyrni hoxhën, djali im ka bo helaç. Këqyrni çka është”. Kur kanë ardhë mjeku edhe njerëzit prej kafes, hoxha këtu… 15-16 herë në shpinë me thikë e ka goditur… Terror”, tha Benjamini për KosovaPress.

Në lidhje me rastin janë arrestuar i dyshuar për vrasjen bashkë me babanë e tij. Ky i fundit dyshohet për veprën penale “mosdhënie e ndihmës”.

I dyshuari për vrasjen e hoxhës është arrestuar sot. Zëdhënësi i policisë në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se për lokalizimin dhe arrestimin e tij janë përdorur njësi të ndryshime policore.

“Pas veprimeve intensive operativo-hetimore të ndërmarra pa ndërprerje nga Policia e Kosovës, është arritur të lokalizohet dhe të arrestohet i dyshuari për rastin e vrasjes në fshatin Zlipotok, Dragash. Në operacionin për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit janë angazhuar njësi të ndryshme policore, duke përfshirë përdorimin e dronit për vëzhgim nga ajri si dhe njësinë policore me qen (K-9)”, tha Bytyqi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.