🌫️
Tiranë 13°C · Mjegull 12 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 90.82 ▼1.12%
ARI 4,215 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,746 ▲ +0.87% ETH $2,538 ▲ +1.18% XRP $1.4108 ▲ +0.53% SOL $111.2300 ▲ +1.02%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 90.82 ▼1.12 % ARI 4,215 ▼0.04 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 90.82 ▼1.12 % ARI 4,215 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
12 Tet 2026
Breaking
Politika

Hoxha takohet me zyrtarin e lartë lituanez: Bashkëpunimi parlamentar, instrument për anëtarësimin në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim zyrtar me Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Punët e Jashtme të Lituanisë, Remigijus Motuzas.

Gjatë këtij takimi, të dy zyrtarët vlerësuan rolin e rëndësishëm të diplomacisë dhe bashkëpunimit ndërparlamentar si instrumente të vlefshme për avancimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ministri Hoxha shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që Lituania i ka ofruar vendit tonë në këtë rrugëtim integrues.

“Kënaqësi të takohem me Remigijus Motuzas, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Punët e Jashtme të Lituanisë. Ne ramë dakord për rolin e rëndësishëm të diplomacisë parlamentare dhe bashkëpunimit të zgjeruar ndërparlamentar si instrumente të vlefshme për avancimin e objektivave tona të përbashkëta, duke përfshirë rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, ku i jemi mirënjohës Lituanisë për mbështetjen e saj të vazhdueshme”, shkruan ministri Hoxha.

Po ashtu, palët rikonfirmuan angazhimin e përbashkët për forcimin e unitetit të NATO-s dhe ruajtjen e sigurisë euroatlantike në një mjedis global gjithnjë e më kompleks.

Në këtë kuadër, ata dënuan agresionin e vazhdueshëm të Rusisë kundër Ukrainës, duke e cilësuar atë si kërcënimin më të madh për arkitekturën e sigurisë në Evropë.

“Në një mjedis sigurie gjithnjë e më kompleks, dy vendet tona mbeten të bashkuara fort për forcimin e unitetit të NATO-s, ruajtjen e sigurisë euroatlantike dhe mbrojtjen e vlerave demokratike. Agresioni i vazhdueshëm i Rusisë kundër Ukrainës mbetet kërcënimi më i madh për arkitekturën e sigurisë së Evropës. Në këtë moment kritik, uniteti, solidariteti dhe bashkëpunimi i ngushtë midis Aleatëve dhe partnerëve janë më thelbësore se kurrë për të mbrojtur vetë parimet mbi të cilat paqja dhe stabiliteti në kontinentin tonë janë ndërtuar prej kohësh”, shprehet më tej ministri.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.