Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 09 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲0%
ARI 4,400 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $65,208 ▲ +0.29% ETH $1,922 ▲ +0.12% XRP $1.0413 ▲ +0.06% SOL $77.2700 ▲ +1.67%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲0 % ARI 4,400 ▲0 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲0 % ARI 4,400 ▲0 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
09 Aug 2026
Breaking
Bota

HUNGARI – Orban u bën thirrje mbështetësve të kundërshtojnë “tiraninë” e qeverisë së re

– Ish-kryeministri nacionalist i Hungarisë, Viktor Orbán, i cili humbi pushtetin pas 16 vitesh në zgjedhjet e prillit, u bëri thirrje mbështetësve të tij të “rikthejnë demokracinë”, duke akuzuar qeverinë e re të kryeministrit, Peter Magyar se e ka shndërruar vendin në një shtet jodemokratik, sipas “Reuters”.

Në deklaratën e tij të parë të fortë politike pas humbjes në zgjedhje, Orban publikoi në “Facebook” një “Deklaratë të Rezistencës”, pasi prokuroria kreu kontrolle, në zyrat ku ndodheshin serverët e partisë së tij, “Fidesz”.

Sipas prokurorisë, kontrolli lidhet me një hetim për shpërdorim fondesh dhe vepra të tjera penale në Fondin Kombëtar të Kulturës gjatë qeverisjes së Orban.

Ai i hodhi poshtë akuzat, duke i cilësuar kontrollet, si të motivuara politikisht dhe me synimin për të penguar funksionimin e “Fidesz”.

Orban kritikoi gjithashtu ndryshimet kushtetuese të miratuara nga qeveria e re, të cilat i dhanë fund mandatit të presidentit dhe kreut të Gjykatës Kushtetuese, duke i cilësuar ato si prova se demokracia është dëmtuar.

Nga ana tjetër, partia “Tisza” e Peter Magyar i ka mohuar akuzat për autoritarizëm dhe deklaroi se synon të luftojë korrupsionin e trashëguar nga qeverisja e Orban dhe ta afrojë Hungarinë me standardet e Bashkimit Evropian.

Sondazhet tregojnë se partia “Tisza” gëzon rreth 60% mbështetje, ndërsa “Fidesz” ka rënë në 18%, duke hyrë në një periudhë krizash të brendshme pas humbjes së zgjedhjeve. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.