🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.35 ▼0.11%
ARI 3,970 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,138 ▼ -1.28% ETH $2,259 ▼ -0.56% XRP $1.2519 ▲ +0.51% SOL $92.6100 ▼ -1.53%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.35 ▼0.11 % ARI 3,970 ▲0.01 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.35 ▼0.11 % ARI 3,970 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

I dënuar me 11 vjet burg, arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Italisë 40-vjeçari

Policia e Durrësit ka arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë të një 40-vjeçari të dënuar nga Gjykata e Apelit të Venecias me 11 vjet e 1 muaj burgim. Ai është dënuar për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikimi dhe mbajtja e dokumenteve të rreme”. Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet e 15 ditë burgim.

“I dënuar në Itali, me 11 vjet e 1 muaj burgim, kapet në Durrës dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 40-vjeçari. Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit i DVP Durrës, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizoi dhe finalizoi në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, operacionin e koduar “Wanted 36”.

Si rezultat i operacionit, u kap në lagjen nr. 12, Durrës, dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi O. D. alias O. K., 40 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Venecias, Itali, e ka dënuar me 11 vjet e 1 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikimi dhe mbajtja e dokumenteve të rreme”. Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet e 15 ditë burgim”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.