⛈️
Tiranë 16°C · Stuhi 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.62 ▲0.67%
ARI 4,052 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,784 ▼ -1.2% ETH $2,069 ▼ -2.33% XRP $1.0566 ▼ -3.34% SOL $83.1300 ▼ -3.15%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.62 ▲0.67 % ARI 4,052 ▲0.54 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.62 ▲0.67 % ARI 4,052 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kronika

“I dënuar në Greqi për plagosje?!”, prokuroria nis hetimin për kryebashkiakun shqiptar

Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme nis verifikimin për gjurmët e gishtave të kreut të Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailajt.

Organi i akuzës mësohet se i ka drejtuar një kërkesë kryebashkiakut, ndërsa gjurmët e gishtave fillimisht do ti merren nga ADISA.

Partia Demokratike ka denoncuar se Ismailaj është dënuar nga gjykata greke, dënim të cilin nuk e ka shënuar në formularin e dekriminalizimit.

Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, publikoi dokumentin grek ku kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj figuron se është dënuar në Greqi me 3 vjet burg.

Bëhet fjalë për një dokument vërtetimi me nr. Protokolli 405 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Athinë, ku Qerim Ismailaj, rezulton i dënuar me 3 vjet burgim nga Gjykata e Kios, më datë 25 Shkurt 2000.
Ai është dënuar për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje) dhe nuk e ka vuajtur dënimin për shkak të mosgjetjes në territorin grek.

Ky është denoncimi i katërt i PD-së për kryebashkiakët e PS-së, pas Valdrin Pjetrit të Shkodrës që u largua nga detyra, pasi i doli dënimi në Itali, Agim Kajmakut të Vorës që i doli dënimi në Greqi, dhe të Mark Babanit krybashkiak i Vaut të Dejës, shkruan Ora.

Pas marrjesë së kallzimeve nga Partia Demokratike sektori i dekriminalizmit ne prokurorinë e përgjithshme ka nisur verifikimet duke dërguar leter-porosi autoriteteve te shteteve nga pretendohet se është marrë denimi duke kryer verifikimet përkatëtese.

Për dy raste janë vërtetuar pretendimet e PD-së dhe ka nisur procedimi për falsifikim ndërsa per kryebashkiakun e Vaut të Dejës ende nuk ka ardhur konfirmimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.