⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.31 ▲1.28%
ARI 4,004 ▼0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,149 ▼ -2.1% ETH $2,236 ▼ -3.09% XRP $1.2474 ▼ -3.24% SOL $97.1700 ▼ -2.45%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.31 ▲1.28 % ARI 4,004 ▼0.69 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.31 ▲1.28 % ARI 4,004 ▼0.69 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Europa

I gjetën në koshin e plehrave, çifti zbulon se pikturat ishin të Louis Wain! Shitën në ankand për 16 mijë paund

Një çift britanik gjeti dy piktura në një kosh plehrash ndërsa shëtiste qenin e tyre pa e ditur vlerën e tyre reale. Mësohet se ata i shitën në ankand për 16,000 paund.Pikturat kishin qenë të varura në muret e shtëpisë së tyre në Pembrokeshire, Uells , për disa vite përpara se të vendosnin të mësonin më shumë rreth artistit Louis Wain, sipas shtëpisë së ankandeve Rogers Jones.

Pastaj çifti kuptoi se Louis Wain ishte një artist i famshëm britanik i njohur për përshkrimet e tij të maceve në fund të shekullit të 19-të dhe fillim të shekullit të 20-të.“Ne gjithmonë bënim shaka se ndoshta një ditë ato do të kishin vlerë, por kurrë nuk e mendonim vërtet se do të vlente”, thanë ata.“Kur i pamë për herë të parë në plehra, na tërhoqën vëmendjen sepse menduam se do të ishin një dhuratë e bukur për nusen tonë që i do macet”, shpjegoi çifti.Ankandisti Ben Rogers Jones tha se, ndërsa është e pazakontë që pikturat të gjenden të braktisura, kjo nuk është e paprecedentë.Ai shpjegoi gjithashtu se kushdo që shet objekte në ankand duhet të nënshkruajë një kontratë që konfirmon se është pronari i ligjshëm.

Louis Wain lindi në Clerkenwell më 5 gusht 1860 dhe punoi si mësues në Shkollën e Artit të Londrës Perëndimore, ku kishte qenë student. Më pas ai punoi si artist i pavarur për revista dhe gazeta profesionale.Ai u bë i famshëm për pikturat e tij të maceve dhe shpesh i atribuohet ndryshimi i qëndrimeve të njerëzve ndaj maceve.Në vitin 1924, në moshën 63 vjeç, ai u shpall i sëmurë mendor dhe u transferua në shtëpinë e të varfërve të një spitali në Londër. Më vonë ai u transferua në Spitalin e famshëm Bethlem dhe vazhdoi të pikturonte deri në vdekjen e tij në vitin 1939.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.