🌫️
Tiranë 11°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.68 ▲0.23%
ARI 3,964 ▼0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,144 ▼ -1.8% ETH $2,258 ▼ -1.62% XRP $1.2502 ▼ -0.75% SOL $92.3700 ▼ -2.95%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.68 ▲0.23 % ARI 3,964 ▼0.14 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.68 ▲0.23 % ARI 3,964 ▼0.14 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Politika

Incidenti me dokumentin sekret të huasë me SHBA-në, Rama kërkon hetim nga prokuroria për Agron Shehaj: Na dëshmoi botërisht se “vesi del me shpirtin”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht me tone të ashpra lidhur me veprimin e deputetit të opozitës, Agron Shehaj, i cili mori në mënyrë jo të ligjshme dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes së huasë prej 302 milionë dollarësh mes Shqipërisë dhe SHBA-së dhe u largua me shpejtësi nga ambienti i Kuvendit ku ndodhej kopja e dokumentit sekret.

Sipas rregullave të përcaktuara më herët, deputetët kishin të drejtë ta konsultonin marrëveshjen e konfidencialitetit vetëm pasi të nënshkruanin deklaratën përkatëse. Kuvendi nuk u kishte shpërndarë kopje fizike 140 ligjvënësve, por kishte caktuar një sallë të posaçme me kapacitet prej 15 personash për leximin e dokumentit. Deputeti Shehaj hyri në këtë ambient, mori dokumentin dhe u largua me vrap, pa iu bindur thirrjeve për të ndaluar nga sekretarja e komisionit.

Rama: “Vesi del me shpirtin”, prokuroria t’i tregojë vendin

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kryeministri Rama e cilësoi veprimin e deputetit si një akt të papranueshëm grabitjeje të dokumenteve të klasifikuara, duke përdorur terma mjaft kritikë e ironizues.

“Ky tipi që vjedh një dokument të klasifikuar dhe ia fut vrapit, është një ballist që ngre dhe ul hajdut kë i del përpara, por siç e shihni sot tentoi të ikte me vrap njësoj si ballistët pasi hynin në kotec për të grabitur pula, duke na dëshmuar botërisht se vesi del me shpirtin,” shkroi Rama.

Kreu i qeverisë kërkoi ndërhyrjen e organeve të drejtësisë për hetimin e ngjarjes, ndërsa u ndal edhe te punonjësja e Kuvendit që u përpoq ta ndalonte deputetin.

“Uroj, po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin e përcaktuar nga ligji për grabitësit e dokumentave të klasifikuar kësaj sorre vjedhacake të mbushur me urrejtje, ndërkohë që i shpreh keqardhje vajzës së pafajshme duke falenderuar Zotin që shpëtoi pa dëme serioze nga rendja në panik pas hajdutit,” përfundoi reagimin e tij Kryeministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.