☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 89.13 ▲1.05%
ARI 4,198 ▼2.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,533 ▼ -2.08% ETH $1,635 ▼ -2.09% XRP $1.1224 ▼ -2.77% SOL $64.7200 ▼ -1.85%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.13 ▲1.05 % ARI 4,198 ▼2.07 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.13 ▲1.05 % ARI 4,198 ▼2.07 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kronika

Inspektimi i banesave/Shkreli: Grupet e ekspertëve shqiptarë e të huaj në terren

Zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli tha sot gjatë mbledhjes së Jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave se grupet e ekspertëve janë në terren për identifikimin e objekteve të cilët monitorohen nga ekspertë të huaj

“Kjo periudhë menjëherë pas tërmetit, ka qenë një periudhë që natyrë e panikut të krijuar në popullatë ka krijuar stres edhe te grupet të cilat janë marrë me fazën e parë me kërkimin dhe shpëtimin e njerëzve dhe fazën e dytë me identifikimin dhe certifikimin e objekteve ku nuk mundët të hyhet, pavarësisht se objekti është në rrezik për të rënë apo nuk është në rrezik për të rënë sepse kjo kërkon certifikime të mëtejshme, por fillimisht vendoset shiriti se këtu nuk hyhet deri sa certifikimi të përfundoj, por dhe tek njerëzit të cilët në objektet e tyre nuk ka shirit, por dëmtime që duken me syrin e lirë”, sqaroi ai.

Në vijim, Shkreli shpjegoi se “një njeri i zakonshëm nuk është në gjendje të përcaktojë se këto plasaritje çarje, deformime janë të një natyre që kolapsojnë objektin apo janë deformime që kanë rrjedhur si rezultat i inercisë së ndryshme që kanë materialet të ndryshme që do të thotë muratura e tullës të cilat nuk janë pjesë e skeletit betonarme gjatë një tërmeti që ka një intensitete relativisht të lartë kanë një tjetër inerci nga beton armeja. Kjo bënë që shkëputja e tullave nga betoni te jetë evidente edhe me syrin e lirë, kjo nuk do të thotë se struktura e beton arme, i cili është skeleti i objektit është i dëmtuar në nivel rënie kolapsimi, por do të thotë se objekti është i rrezikshëm për njerëzit që jetojnë poshtë sepse muratura me një sizëm të re në ditët në vazhdim ekziston rreziku që pjesë të muraturës të bien. Ky është motivi që njerëzit gjatë tërmeteve të rrinë në pjesë që nuk goditen nga muret që shembet dhe që janë muret e brendshme të cilët edhe nëse shkaktojnë viktima shkaktojnë lëndime”, tha ai.

Shkreli sjellë shembuj nga vende që kanë përvojë me tërmetet si Japonia.

“Japonezët të cilët janë mësuar nga tërmete dhe muret e brendshme nuk i bëjnë prej tulle por janë struktura të lehta ose kartonxhes të cilët gjatë tërmeteve nuk krijojnë atë gjendjen e tmerrshme që krijon një mur tulle”, tha ai.

Shkreli thekson se rëndësi ka identifikimi që bëjnë ekspertët në terren

“E rëndësishme është identifikimi që bëhet në terren nga ekspertët shqiptarë të cilët janë të monitorua nga ekspertë të huaj. Ata shikojnë dëmtime strukturore, gati nuk hyjnë farë në muratura, por thjeshtë shohin nyjet e betonit nëse kanë çeduar pra janë thyer objekti konsiderohet i pabanuar faza e pare dhe faza e dytë që fillon së shpejti do konsiderohet sipas rastit i riparueshëm ose përkundrazi duhet asgjësuar fare pasi rindërtimi është më i kushtueshëm se vetë ndërtimi. Ky është një proces i cili vjen menjëherë pas këtij ekzaminimi”, tha ai.

Më tej Shkreli shtoj se pas mbledhjes së të dhënave do të dali dhe shuma e shpenzimeve që do t’i dorëzohen qeverisë.

“Në në ministri kemi një zëvendës ministër që të gjithë të dhënat që vijnë nga terreni të cilat kalkulohen për t’i kthyer në buxhet dhe shumatorja e këtij buxheti do të krijojë atë shumën e madhe që pas pak ditësh do jetë në tryezën e qeverisë. Pastaj janë të tjerë ekspert që vendosin se sa nga këta godina do të riparohen dhe çfarë nga këto godina do të shkatërrohen”.

Në lidhje me interesin e Kryeministri Rama për sqarimin e njerëzve, Shkreli tha se “në atë objekt që njerëzit lejohen të hyjnë nuk duhet hezituar që njerëzit të futen në objekt ashtu si të ata objekte që kanë shirit njerëzit nuk duhen futur”.

“Duhet më shumë besim te organet e specializuara. Në këto momente marrshi i gabimit është relativisht i vogël se është përgjegjësi e madhe dhe pas këtij procesi certifikimet do të jenë zyrtare dhe nuk do të lejohen në objekte të caktuara të futen njerëz dhe do vendosen tabelat në hyrjet e pallateve dhe rrugicave dhe njerëzit duhet t’i respektojnë pasi ato certifikohen nga ekspertë që merren me këtë punë. I gjithë procesi monitorohet nga kombet e bashkuara, pra koka e procesit monitorues është një anglez dhe një amerikane por ata kanë një staf të tërë të cilët i trajnojnë edhe ekspertët e huaj për mënyrën se si duhet bërë certifikimi e që ti unifikojnë qëndrimet e tyre”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.